Ali Ahmeti, i paprekshëm: kongresi i 20 dhjetorit vetëm formalizon rizgjedhjen e tij në krye të BDI-së

    Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në një fjalim në Tetovë gjatë fushatës zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    “Ali Ahmeti do të rizgjidhet kryetar i BDI-së në kongresin e partisë që do të mbahet më 20 dhjetor”.

    Kështu tha nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, duke shtuar se do të ketë edhe zgjedhje të anëtarëve të këshillit të përgjithshëm.

    “Në BDI ka shumë njerëz të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme, jo vetëm brenda partisë por në të gjitha proceset që e kanë karakterizuar vendin tonë, dhe si një parti e përgjegjshme shtetformuese serioze e cila ka legjitimitetin e pakontestueshëm të shqiptarëve në vend. Sigurisht se pritet të kemi vendime të përgjegjshme të cilat përkojnë me kërkesat e opinionit”, tha Arbër Ademi.

    Lajmi Paraprak

    Pse disa njerëz i urrejnë festat – Çfarë fshihet pas atij shqetësimi të pashpjegueshëm?

    Lajmi i rradhës

    Urrejtja që vjen nga politika

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë