Edhe pse Antikorrupsioni ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D pa tender, gjë që sipas tyre lë hapësirë për korrupsion, qeveria nuk heq dorë.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bocvarski, megjithatë nuk deshi të komentojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht kur ato nuk janë marrë ende.
Edhe pse kemi hyrë në periudhën parazgjedhore, ku zyrtarëve publikë u ndalohen aktivitetet promovuese, Kryeministri Zaev dhe ministri Boçvarski ndërkohë inspektuan sot rrugën Krivogashtani-Zhitoshe, duke premtuar përmirësim të jetës së banorëve lokalë me përfundimin e saj.
“Në fund, vendos Gjykata Kushtetuese. Kështu që nuk do të doja të komentoja se çfarë do të ndodhte, as të komentoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht në një kohë kur ato nuk janë marrë ende. Qëllimi ynë është që të kemi rrugë moderne dhe të sigurta, të ndërtuara sipas të gjitha standardeve, shpejt dhe me efikasitet në mënyrë që korridoret ndërkombëtare, Korridori 8 dhe 10D, të mos na anashkalojnë si shtet gjatë procedurës” – tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.