Shkupi i pari në Europë dhe i 21-ti në botë për ajrin e ndotur

    Shkupi edhe sot i mbuluar me mjegull. Metropoli i Maqedonisë këtë mëngjes në krye të listës së qyteteve më të ndotura në Evropë.

    Shkupjanët u zgjuan si të parët në Evropë, dhe të 21-tët në botë për ndotjen e ajrit. Mbrojtja më e mirë, sipas atyre me të cilët biseduam, nuk janë maskat, por të qëndrohet në shtëpi.

    Anketë me qytetarë
    Nga ajri? Nuk dal jashtë, rri në shtëpi. Tani rastësisht dola, duhej të dilja dhe prandaj. Nuk mbrohem në ndonjë mënyrë të veçantë, ashtu. A merr frymë këto ditë? Më vështirë, më vështirë, nuk është lehtë…

    Si mbroheni nga ajri i ndotur? Aspak. Duhet të mbajmë maska, është e dëshirueshme, mbrohet, por kështu është shumë e vështirë. Frymëmarrje, kollitje, një gjë e tjetër e kështu me radhë.

    Autoritetet duhet të kenë kujdes të madh, të mendojnë çfarë bëjnë, sepse ne poshtë vuajmë.

    Ndotja kryesisht vjen nga industritë, thonë aktivistët, të cilët planifikojnë protestë para Fabrikës së Çimentos USJE të enjten e ardhshme.

    “Do të ketë më shumë protesta, nuk do të ndalemi në një protestë dhe do të kërkojmë së pari që USJE të mos djegë mbeturina, më pas edhe zhvendosje. Kërkesat do t’i lexojmë në protestë dhe do të mund t’i shihni. Do t’i nxjerrim edhe provat që kemi mbledhur sa ndot USJE.

    Ndotësi më i madh është USJE, me faktin që djeg sasi të mëdha të mbeturinave të rrezikshme të importuara, vetë kjo tregon se është ndotësi më i madh”, tha Viktor Jankovski, eko-aktivist.

    Instituti i Shëndetit Publik, si çdo vit, doli me të njëjtat rekomandime për qytetarët se si të mbrojnë shëndetin e tyre kur cilësia e ajrit është e keqe. Ata këshillojnë të mos dilet nga shtëpia nëse nuk ka nevojë, të kontrollohet rregullisht indeksi i cilësisë së ajrit, të mbahen maska, të mos hapen dritaret dhe të konsumohet ushqim i pasur me vitamina. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rritja e fëmijëve në RMV po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme!

    Lajmi i rradhës

    Ohri, nga destinacion turistik në qytetin e ajrit të ndotur dhe betonit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë