Ambasadorja Kim për refugjatët nga Afganistani: Do të qëndrojnë përkohësisht në Shqipëri

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka folur për strehimin e afganëve, duke thënë se ende nuk ka një numër konkret të personave që do të mbërrijnë në Shqipëri.

    Megjithatë sqaroi se qëndrimi i afganëve në Shqipëri është i përkohshëm pasi do të shkojnë më pas në SHBA.

    “Është diçka që bota duhet ta dijë dhe për të cilën ne duhet të jemi krenar për shqiptarët, situata po ndryshon shumë shpejt, SHBA po punon shumë ngushtë me qeverinë shqiptare. SHBA është mirënjohëse ndaj Shqipërisë për këtë vendim. Nuk ka një numër konkret ende se situata po ndryshon shumë shpejt. Afganët që do të vijnë, do të qëndrojnë përkohësisht pasi destinacion final do të kenë SHBA. Disa prej tyre po shkojnë direkt në SHBA. Nuk e di ende numrin, ky është i gjithë informacioni që kemi”, tha Kim.

    Thuhet se rreth dy mijë afganë pritet të strehohen në Shqipëri, pas situatës kaotike të krijuar në Kabul nga talebanët, të cilët arritën të merrnin kontrollin e Agfanistanit.

    Rënia e Kabulit ka rihapur ndarjet për emigracionin në vendet evropiane, ndërsa udhëheqësit e qeverive po përgatiten për një rritje të pashmangshme të refugjatëve.

    Mijëra afganë, nxituan në aeroportin në Kabul në përpjekje për të ikur nga Afganistani pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit. Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës thanë të dielën se kishin pranuar kërkesën nga Amerika për të pritur përkohësisht refugjatët politikë që kërkonin hyrje në SHBA. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Në Twitter nga partia “E majta” kërcënojnë aktivistët e OJQ-ve dhe partiakët që mendojnë ndryshe

    Lajmi i rradhës

    Mbappe dhe Messi ishin në të njëjtën skuadër në stërvitje te PSG – të pandalshëm!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë