Aeroporti i Ohrit legalizohet pas 60 vitesh, pritet modernizim dhe rikonstruksion

    Aeroporti i Ohrit, i cili funksion që nga vitet 1970, më në fund është legalizuar, njoftoi Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, përmes rrjetit Facebook. Ai theksoi se në vijim pritet modernizimi dhe rikonstruksioni i këtij aeroporti.

    Sipas tij, gjatë vitit të kaluar, një ekip nga Ministria e Transportit, ShA Aeroporte dhe TAV, së bashku me Kadastrën, Avokaturën e Shtetit, Administratën për Çështje Pronësore dhe institucione të tjera qeveritare, punuan për të regjistruar aeroportin e Ohrit “Shën Apostull Pavli” në kadastrën e pronave dhe për të dhënë përfundimisht këtë objekt strategjik një patentë pronësie.

    Sipas Nikolloskit, në kushte normale kjo nuk do të përbënte lajm, por pas kaq vitesh neglizhencë dhe lënie pas dore të kapitalit shtetëror, publiku duhet të informohet për këtë.

    Ai gjithashtu njoftoi se pritet modernizimi dhe rikonstruksioni i aeroportit të Ohrit.

    Lajmi Paraprak

    Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV-së shpenzuan mbi gjysmën e buxhetit familjar për ushqim në 2025

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë