Pas 10 viteve, Barcelona arrin rekordin prej 10 fitoreve radhazi

    Me fitoren ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës, Barcelona tani ka fituar 10 fitore radhazi, duke barazuar një seri rekord që ishte nën drejtimin e Luis Enriques në vitin 2016.

    Fitorja në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit me rezultat 3-2 i lejoi Barçës të fitonte trofeun e parë të sezonit dhe të barazonte rekordin e vjetër prej një dekade.

    Skuadra e Hansi Flick ka regjistruar serinë më të gjatë të fitoreve në muajt e fundit që nga koha kur Luis Enrique ishte trajner i Blaugranave.

    Fitore pas fitoreje

    Blaugranët janë në formën e tyre më të mirë të sezonit. Pas disa muajve në fillim të sezonit me ulje-ngritje, Barça është rikthyer në formë pas humbjes kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

    Që nga ajo ditë në Stamford Bridge, skuadra ka arritur një seri prej 10 fitoresh radhazi, duke përfshirë fitoret në shtëpi ndaj Atletico Madrid (3-1) dhe jashtë fushe ndaj Real Betis (5-3) dhe Villarreal (2-0).

    Një fitore në derbin katalanas 2-0 jashtë fushe ndaj Espanyol dhe një fitore 3-2 në finalen e Superkupës së El Clasico në Arabinë Saudite janë momente të tjera kulmore të kësaj serie të shkëlqyer në të cilën ndodhet skuadra e Hansi Flick aktualisht.

    Katalunasit gjithashtu fituan edhe ndaj Athletic Bilbao, Guadalajara, Osasuna, Eintracht Frankfurt dhe Alaves.

    Statistikat e Luis Enriques

    Skuadra e Barcelonës që arriti shifra dyshifrore për sa i përket fitoreve të njëpasnjëshme ishte skuadra e trajnuar nga Luis Enrique midis prillit 2016 dhe gushtit të të njëjtit vit.

    Nëse Barça mund ta mposhtë Racing Santander në Copa del Rey në ndeshjen e tyre të radhës, atëherë ata do të barazojnë një tjetër seri nën drejtimin e trajnerit të PSG-së, kur ai e udhëhoqi Barcën drejt 11 fitoreve radhazi në janar dhe shkurt të vitit 2015. 

    Lajmi Paraprak

    Cila kombësi ka sjelljen më të mirë në botë? (Video)

    Lajmi i rradhës

    Kosova tregton me Iranin: a do t’i ndiejë pasojat e tarifës së Trumpit?

    Bashkohu

    Informohu në kohë