Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët në TV21 foli për daljen e ulët të votuesve në zgjedhjet në Gostivar dhe Vrapçisht. Sipas Taravarit, problem janë listat e papastruara që siç tha, janë rreth 6 mijë të vdekur që ende figurojnë në lista zgjedhore. Taravari shtoi se në Gostivar nuk ka më shumë se 60 mijë votues, përcjell Nistori.
“Në Gostivar ka 60 mijë banorë, resident. Në listën zgjedhore janë 86 mijë votues a në Tetovë 88 mijë. Në Tetovë votojnë mbi 80 mijë banorë. Lista në Tetovë është 88 mijë e në Gostivar 86 mijë, a janë njerëz që jetojnë 60 mijë dhe nuk ka më shumë. Të pastrohet lista zgjedhore. Aty ke 5-6 mijë të vdekur”, tha Taravari.
“Nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në”, kjo ishte përgjigja e Taravarit për thirrjen e BDI-së për t’u bashkangjitur në parti. Taravari tha se nuk kanë asgjë të përbashkët me BDI-në pasi kjo e fundit është parti e majtë dhe ASH-ja është e djathtë, por pavarësisht kësaj, Taravari tha se duhet të vazhdojë bashkëpunimi me BDI-në, sipas tij, deri në hapjen e negociatave me BE-në.
Taravari parashikon se BESA mund ta braktisë VLEN-in
“Kjo që na ndodhi neve, ASh-së me VLEN-in, tash është duke i ndodhur Billall Kasamit”, kështu tha Taravari duke e parashikuar largimin e Lëvizjes Besa nga VLEN. Siç tha Taravari, u akuzua se ishte pengesë për bashkimin e VLEN-it, por shtoi se, që nag fundi i majit të vitit të kaluar u tha se VLEN do të shndërrohet në pari që nuk është bërë.
“Ku është bashkimi i VLEN-it? Kaluan 8-9 muaj. Ku janë?”, shtoi Taravari më tej. /Nistori/






