Ministria e Punëve të brendshme njofton se brenda 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 322 sanksione për tejkalim të shpejtësisë. 29 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, kurse një makinë ka tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara.
Prej 322 vozitësve të sanksionuar, 143 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 179 jashtë zonave të banuara.