Objekt pa leje në zemër të Çarshisë, Komuna e Çairit pa informacion për investitorin

    Izet Mexhiti / Fotografia: Nistori

    Komuna e Çairit nuk e njeh investitorin e ndërtimit pa leje në Çarshi të Shkupit. Kreu i kësaj komune, Izet Mexhiti thotë se emrin e investitorit e ka Inspektorati i Ndërtimit, ndërsa ai është paralajmëruar më herët por nuk ka dëgjuar dhe punimet kanë vazhduar. Pas konstatimit të gjendjes faktike objekti do të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

    “Po është konstatuar se është i jashtëligjshëm, domethënë është paralajmëruar nuk ka dëgjuar, tash ka vendim nga Inspektorati për Ndërtim në Çair, që do të konfirmohet edhe nga inspektorati shtetëror për ta kthyer në gjendjen e mëparshme. Përndryshe ballafaqohet me ligjin…

    Kush është investitori?

    -Nuk e di, tash nuk di emër, tek inspektorati i kanë të dhënat”, tha Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.

    Nuk ka informacione se nga kur datojnë punimet. Objekti i banimit rezulton në njësinë kadastrale të Komunës Qendër, ka katër pronarë dhe rezultojnë të njëjtës familje. Dy katet e mësipërme janë ndërtuar në periudhën kur Komuna e Çairit po punon për shpalljen e moratoriumit për ndërtime, veprim që sipas tyre pietet të sillet së shpejti. Ditë më parë BDI akuzoi Mexhitin se Çairin e ka shndërruar në xhungël urbanisitike. Sipas tyre, përveç që nuk u shpall moratoriumi, nuk u bë as masterplani, premtimi kryesor i Mexhitit në fushatën zgjedhore. Mexhiti thotë se masterplani nuk është i afatizuar, por është strategji për të cilën punohet me vizion.

    “E para masterplani nuk është i afatizuar me muaj, masterplani është një vizion për projekte strategjike për Çairin, për të cilat po punohet intensivisht, kemi pas disa takime me Qytetin e Shkupit, se kryesisht janë rrugë të Qytetit të Shkupit, me kompetenca”, u shpreh Izet Mexhiti, Kryetar i komunës së Çairit.

    Veprimet e Komunës së Çairit ndaj ndërtuesit në Çarshi erdhën vetëm pasi rasti u denoncua publikisht në media. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rasti Soravia me nipin e Ali Ahmetit ende nën procedurë parahetimore

    Lajmi i rradhës

    Edhe në janar, bora e zuri komunën e Tetovës në “befasi” – lëvizje të vështira në Malësinë e Sharrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë