Ambasadori i BE-së: dera e hapur për Maqedoninë e Veriut, kërkohet unitet dhe përshpejtim i reformave

    Dera e Bashkimit Evropian është e hapur dhe ekziston mbështetje e plotë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE dhe në këtë moment është e domosdoshme që vendi të bashkohet, Qeveria, opozita, Kuvendi, shoqëria civile, bizneset dhe të rinjtë të jenë pragmatikë dhe të përshpejtojnë reformat. Kështu porositi sot sot ambasadori i BE-së në vend, Mihail Rokas.

    Në promovimin e dy punimeve hulumtuese, “Analiza e opinionit publik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (2014–2025)” dhe “Pasiguri të reja globale, obligime të vjetra evropiane: Opinioni publik për anëtarësimin në BE në vitin 2025”, të mbajtur në Kuvend, Rokas shprehu bindjen se, edhe pse anketa tregon se qytetarët e shohin faktorin e jashtëm si pengesë për hyrjen në BE, nëse ndodh bashkimi i brendshëm, pengesat e tjera do të tejkalohen.

    “Ju garantoj se nëse kjo ndodh, pavarësisht se qytetarët mendojnë se ekzistojnë probleme, pengesat drejt anëtarësimit do të kapërcehen. Nuk bëhet fjalë vetëm për nevojën e veprimit të menjëhershëm apo për një mundësi që duhet shfrytëzuar, por edhe për momentin kohor. Këtë dhe vitin e kaluar nuk mund t’i krahasojmë me situatat e para pesë apo katër viteve”, tha Rokas.

    Ambasadorja e Gjermanisë në vend, Petra Dreksler, vlerësoi se është e nevojshme të kuptohet perceptimi i popullatës lidhur me procesin e anëtarësimit në BE.

    “Përveç kompleksitetit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është e domosdoshme të kemi të dhëna të mira, të mbledhura në një periudhë më të gjatë kohore, mbi baza metodologjike të qëndrueshme dhe koherente, për të parë se si zhvillohen perceptimet e popullatës lidhur me këtë proces”, tha Dreksler.

    Lajmi Paraprak

    “Europa nuk është më në fokusin e ShBA-së”

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet kaluan, projektet u harruan: Saraji me gërmadha në vend të investimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë