Mbështetje kulturore apo interesa personale? Edhe libri i zëvendësministrit Iseni në listën e fituesve

    Veprimtaria e “Botimeve” në Konkursin për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë, edhe këtë vit nuk i shpëtoi reagimeve.

    Projektet shqiptare, më të shumtat në numër janë ato të mbështetura me shuma të vogla, një pjesë e konsiderueshme me nga 60 mijë e deri në 100 mijë denarë.

    Në listën e projekteve të fituara paraqitet edhe emri i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, me titullin e librit “Hulumtime në Kineziologji” me autor Astrit Iseni.

    Botimi i librit të Isenit në vlerë prej 81.000 denarë ka aplikues Shoqërinë për prodhim, tregti dhe shërbime “SEMI GENIMEPS” SHPK import-eksport nga Kumanova.

    Nga Kumanova, profesor i Edukatës Fizike me emër Astrit Iseni është vetëm zëvendësministri i Policisë. Iseni ka diplomuar në Fakultetin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetësisë dhe ka fituar titullin Doktor i Kineziologjisë.

    Ndryshe, praktika e mbështetjes së botimeve ai punime shkencore për mbrojtjen e magjistraturave, apo doktoraturave, përkthime… e të tjera vazhdon prej disa vitesh, edhe pse qëllimi është mbështetja e shkrimtarëve dhe letrarëve e jo temave të diplomave private.

    Lajmi Paraprak

    KONKURSI VJETOR | Projektet shqiptare, pak para dhe shumë qoka

    Lajmi i rradhës

    Industria në RMV humb vende pune: rënie e të punësuarve krahasuar me vitin e kaluar

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë