Ibrahimi: nuk guxojmë të bashkëpunojmë me ata që kanë kontrabanduar vullnetin e shqiptarëve

    Orhan Ibrahimi nga Lëvizja Arbëria pjesë e koalicionit VLEN në Click Plus në TV21 foli për rrugëtimin politik të Lëvizjes Arbëria. U pyet nëse është i mundur bashkimi i Selës me VLEN-in, Ibrahimi tha se kjo gjë nuk ndodh.

    TV21: z. Taravari vazhdon të jetë pjesë e AKI-së, Sela është larguar. Ju mendoni që Sela mund t’i bashkohet VLEN-it?

    Orhan Ibrahimi: po e them publikisht, ne nuk guxojmë as ëndërr të shohim të hyjmë në bashkëpunim me figura të cilët e kanë kontrabanduar vullnetin e shqiptarëve. Me njerëz të cilët thonë se është vrasësi im politik e fizik, nuk guxojmë. Nuk kam asgjë personale.

    TV21: por në politik ulet në tavolinë dhe bën marrëveshje

    Orhan Ibrahimi: nuk kemi nevoj ne të cilët synojmë majat e interesave kombëtare me u ulë me njerëz të cilët i dim që s’i kanë ato pretendime. Sepse nuk ndodh ajo.

    Ibrahimi foli edhe për koalicionin VLEN. Ai tha se ky koalicion ka lindur në momentin dhe kohën e duhur. Sipas Ibrahimit, VLEN-i në Qeveri ka bërë mrekulli.

    “VLEN-i ka lindur në momentin dhe kohën e duhur. Ka bërë mrekulli me këto kapacitete të vogla duke i ngjitur copëzat kena mbërri me e fituar shtetin. Jam i bindur në këtë cka po e them. Kena mbërri me e fituar shtetin dhe me vendos një vizion ndryshe për qeverisje edhe politikën shqiptarët me e pa ndryshe”, tha Orhan Ibrahimi.

    Ibrahimi nga Lëvizja Arbëria tha se subjekti i tyre që nga 5 korriku është regjistruar si lëvizje qytetare që siç tha, nuk janë si të tjerët që pretendojnë me çdo kusht pushtetin.

    Lajmi Paraprak

    Viti 2025 shënoi rekord për të dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    OJQ-të në RMV ankohen për neglizhencë në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë