Lamine Yamal futet në librin e rekordeve pas golit spektakolar ndaj Mallorcas

    Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka vazhduar serinë e tij të jashtëzakonshme të golave me një goditje spektakolare ndaj Mallorcës, duke arritur kuotën e 40 golave në 136 paraqitje me ekipin e parë, në moshën vetëm 18-vjeçare.

    Sipas të dhënave të Opta, Yamal ka shënuar tashmë 24 gola në 92 ndeshje në LaLiga, duke u bërë lojtari nën moshën 19 vjeç me numrin më të madh të golave në pesë ligat kryesore evropiane në shekullin e 21-të.

    Me këtë shifër, ai ka lënë pas edhe Kylian Mbappe, i cili në të njëjtën moshë kishte realizuar 23 gola.

    Në këtë sezon, talenti i Barcelonës ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 13 asistime në të gjitha garat, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës katalanase.

    Seria e tij pozitive përfshin gola në tre ndeshjet e fundit të La Ligas, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve ndaj Kopenhagës, si dhe në përballjen e Kupës së Mbretit ndaj Albacetes.

    Aktualisht, vetëm Ferran Torres, me 16 gola, ka realizuar më shumë gola se Yamal për Barcelonën në këtë sezon./Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Aktorët e famshëm të vjetër të kinemasë po joshen drejt ekranit televiziv pranë jush

    Lajmi i rradhës

    “Qyteti i Sigurt” konfiskoi 21 makina në javën e parë për tejkalim shpejtësie

    Bashkohu

    Informohu në kohë