Dhurimi i organeve merr mbështetje të plotë nga bashkësitë fetare në RMV

    Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse Maqedonase mbështesin dhurimin e organeve. Ata thonë se dhurimi i organeve për të shpëtuar jetën e dikujt nuk është kundër mësimeve të fesë.

    “Ne gjithashtu ndihmojmë në këtë mënyrë përmes kontakteve me njerëzit, nëse mund të vijmë deri te një donator i cili do të ndihmojë dhe të realizojë plotësisht dëshirën e tyre për të pranuar organ, për të shpëtuar jetën e tyre dhe për të vazhduar në mënyrë aktive si në familje ashtu edhe në shoqëri”, tha At Dimçe, KOM.

    Kisha Katolike mendon në të njëjtën mënyrë.

    “Pozicioni është pozitiv dhe jo vetëm kaq, por kisha thërret dhe përmes dokumenteve të saj zyrtare inkurajon besimtarët të dhurojnë organe. Dhurimi i organeve është një shprehje dashurie ose, siç e quajti i ndjeri Papa Gjon Pali II, një akt heroik. Dhurimi i organeve është heroizëm”, u shpreh Oliver Tantushev- Kisha Katolike.

    Rreth 200 persona në vend janë në listën e pritjes për transplantim organesh. Numri më i madh është për veshka, tridhjetë për zemrën, njëzet për mëlçinë. Pacientja më e re është një 26-vjeçare që pret të bëjë transplantim të zemrës. Dhjetë pacientë që presin për një transplantim të zemrës janë detyruar të mbajnë mbështetje mekanike të zemrës vite me radhë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Droga e kapur gjatë një viti në Tetovë nxit kontrolle të shtuara në shkolla

    Lajmi i rradhës

    Ndikimi i propagandës ruse në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë