Politika kërkon politikanë të vërtetë

    GËZIM TUSHI

    Rrallëherë të mbushet mendja se në Parlament apo strukturat funksionale e aulat e tjera të politikave partiake, bëhet politikë me substancë autentike bazuar në dialogun “prej vërteti”. Në shumicën e rasteve politika vazhdon të jetë nën pushtetin formal dhe jo “aristotelian”, të reduktimit të saj në spektakël dhe teatrokraci. Kjo fenomenologji tipike për politikën shqiptare ka burimet e veta historike, kulturore, që në jetën politike parlamentare apo ekstra parlamentare shfaqen si patologji, herë nga naiviteti kulturor dhe mungesa e aftësive konceptuale të përdorimit të mekanizmave politikisht adekuat dhe shumë herë për qëllime të mbrapshta, që kanë lidhje me interesat thelbësore apo të dukjes politike, por që në thelb janë veprime pa vlerë dhe që nuk kanë lidhje me politikën sit ë tillë.

    Politika shqiptare ka kohë që shfaqet herë formaliste e herë absurde, përtej normave dhe standardeve të jetës dhe politikës modern. Kjo fenomenologji shoqërisht e bezdisur, e të bërit të politikës si spektakël formal, për efekte të jashtme subjektive e bujë publike, është bërë kaq shumë e dendur e tipike, e cila është kthyer në një lloj “ideologjie” që ka infektuar politikanët në tërësi. Sidomos e ngjeshur, sintetike dhe e “korracuar”, kjo sëmundje foshnjarake e politikës provinciale e empirike, pa vlerësimin e nevojës së thellësisë dhe utilitetit të duhur, shfaqet tek veprimtaria, ligjërimi e komportimi parlamentar, tek një pjesë të deputetëve, të cilët vijnë në fushën e “betejës politike” dhe në skenën e “teatrit parlamentar”, jo të “armatosur” me ide, argumente e zgjidhje politike, por të armatosur me butaforinë militanteske, përdorimin e mjeteve primitive të sulmit e kundërsulmit psikologjik, verbal e pse jo në jo pak raste edhe fizik.

    Sidomos këto defekte të politikës si entitet dhe të politikanëve si deputetë e aktorë të realizimit të saj, ndihen në mënyrë gati permanente në seancat parlamentare, ku përzihen realitetet e dobëta të substancës së të bërit politikë, me “simulakrat” empirike të hiperealitetit të deformuar, që shfaqen shpesh në mënyrë banale e të mbushura në shumë raste me “mediokritet parlamentar”.

    Është e vërtetë që në Parlamentet e radhës dhe “trupat” e partive politike, gjithnjë ka pasur më pak personalitete profesionale e politike, njerëz me autoritet e sovranitet, burra shteti dhe jo thjesht “lëpirës” partiakë të radhës. Por asnjëherë, madje as në këtë parlament të trumbetuar si “selektiv”, me figura të përzgjedhura, nuk është shmangur prania e deputetëve të evidentuar qartë (me gjithë përpjekjet e sforcuara të tyre) si qytetarë të zakonshëm (madje me siguri të nderuar si të tillë), por që në pozicionin e deputetit, bëjnë pjesë në masën e politikanëve me skarcitet kulturor dhe anonimitet politik. Historia e parlamentarizmit shqiptar është e mbushur me plot raste, tipologji e tipa politikanësh, të cilët për shkak të mungesave të evidentuara arsimore, politike apo kulturore, me qëllim apo pa qëllim të neglizhuara apo të paverifikuara në procesin e rankimit politik, kanë hyrë e kanë dalë pa lënë asnjë shenjë personale, pa treguar veten si politikan profesionist, pa shfaqur të paktën individualitetin e tyre, staturën personale dhe kontributin politik publik.

    Nuk e di, mbase nuk i kam para syve statistikat e duhura, për të bërë një vlerësim të saktë, sociologjikisht sintetik, por duke parë situatën aktuale të përbërjes së trupës parlamentare, duke vlerësuar edhe situatën strukturore në të kaluarën, më është krijuar përshtypja, mbase e gabuar, se në përgjithësi në Parlamentin shqiptar, gjithnjë ka pasur dhe ka probleme të raporteve midis “sasisë numerike” me “cilësinë” e figurave parlamentare. Ka pasur raste flagrante të njerëzve, që e kanë treguar veten në rolin e “askushit politik” apo të shfaqur në trajtën e “antimateries politike”, apo thjesht si “deputetë të listave” të përzgjedhura e të determinuara, por që nuk kanë pasur asnjë afinitet me kërkesat standarde të “njeriut politik”

    Mund të jenë njerëz e qytetarë të mirë, me vlera morale e cilësi të tjera, të nevojshme për një politikan profesionist. Por ato kanë vlerën e tyre si cilësi në vetvete, por nuk e mbushin “zbrazëtinë cilësore” që e kërkon dhe është kusht themelor, prioritar, i panegociueshëm për të “luajtur rolin” dhe plotësuar kërkesat standarde të funksionit si politikan apo deputet. Është e papranueshme, e patolerueshme mendjelehtësia e hartimit të listave paraprake, pa bërë verifikimet e duhura kulturore dhe etiko-morale, e cila pastaj bëhet shkak dhe ndikon në përfshirjen në listat e deputeteve të njerëzve pa staturë e anonimë, që përzgjidhen e vlerësohen në mënyrë të njëanshme, thjesht si militant edhe pse janë pa formën dhe formatin e duhur politik. Të tillë nuk kanë qenë pak dhe me sa duket nuk janë të paktë edhe në këtë legjislaturë.

    Rrugët e tjera “alternative” apo të tërthorrë të zakonshëm (madje me siguri të nderuar si të tillë), por që në pozicionin e deputetit, bëjnë pjesë në masën e politikanëve me skarcitet kulturor dhe anonimitet politik. Historia e parlamentarizmit shqiptar është e mbushur me plot raste, tipologji e tipa politikanësh, të cilët për shkak të mungesave të evidentuara arsimore, politike apo kulturore, me qëllim apo pa qëllim të neglizhuara apo të paverifikuara në procesin e rankimit politik, kanë hyrë e kanë dalë pa lënë asnjë shenjë personale, pa treguar veten si politikan profesionist, pa shfaqur të paktën individualitetin e tyre, staturën personale dhe kontributin politik publik.

    Nuk e di, mbase nuk i kam para syve statistikat e duhura, për të bërë një vlerësim të saktë, sociologjikisht sintetik, por duke parë situatën aktuale të përbërjes së trupës parlamentare, duke vlerësuar edhe situatën strukturore në të kaluarën, më është krijuar përshtypja, mbase e gabuar, se në përgjithësi në Parlamentin shqiptar, gjithnjë ka pasur dhe ka probleme të raporteve midis “sasisë numerike” me “cilësinë” e figurave parlamentare. Ka pasur raste flagrante të njerëzve, që e kanë treguar veten në rolin e “askushit politik” apo të shfaqur në trajtën e “antimateries politike”, apo thjesht si “deputetë të listave” të përzgjedhura e të determinuara, por që nuk kanë pasur asnjë afinitet me kërkesat standarde të “njeriut politik”.

    Mund të jenë njerëz e qytetarë të mirë, me vlera morale e cilësi të tjera, të nevojshme për një politikan profesionist. Por ato kanë vlerën e tyre si cilësi në vetvete, por nuk e mbushin “zbrazëtinë cilësore” që e kërkon dhe është kusht themelor, prioritar, i panegociueshëm për të “luajtur rolin” dhe plotësuar kërkesat standarde të funksionit si politikan apo deputet. Është e papranueshme, e patolerueshme mendjelehtësia e hartimit të listave paraprake, pa bërë verifikimet e duhura kulturore dhe etiko-morale, e cila pastaj bëhet shkak dhe ndikon në përfshirjen në listat e deputeteve të njerëzve pa staturë e anonimë, që përzgjidhen e vlerësohen në mënyrë të njëanshme, thjesht si militant edhe pse janë pa formën dhe formatin e duhur politik. Të tillë nuk kanë qenë pak dhe me sa duket nuk janë të paktë edhe në këtë legjislaturë.

    Rrugët e tjera “alternative” apo të tërthorta nuk kanë vlerë politike. Disa prej tyre, mbase duke qenë koshient për “vakumet ekzistenciale” politike e kulturore, por të gjendur në “vendin e gabuar”, përpiqen me mjete të jashtme ekstra apo edhe antipolitike të tregojnë “ekzistencën strukturore burokratike”, si dukje dhe dëshirë që të paktën të bëjnë çdo gjë që të bien në sy. Kjo paradigmë makiaveliste, është e vjetër në kohë. Por me sa duket, nuk e paska humbur “vlerën”, kur përdoret si mjet për të ndërtuar “simulakra politike” individuale, me efekte për spektakolaritetin politik.

    Filozofja Hanna Arendt, e interpreton saktë performancën e këtij tipi politikani, stratagjemat, qëllimet dhe mjetet që përdor për afirmim, duke u bazuar (pa e ditur apo pa e lexuar) në idenë e njohur të ekuacionit politik midis raporteve midis qëllimit dhe mjeteve për ta arritur atë, sipas “paradigmës së Makiavelit”. Është e njohur sintagma e tij për politikanët: “të shfaqesh si dëshiron t’u dukesh të tjerëve dhe mos e vrit mendjen si je, sepse kjo nuk ka rëndësi në botën e politikës ku vetëm dukja vlen, jo qenia e vërtetë. Suksesi në këtë rast është të dukesh ashtu sikurse dëshiron të jesh dhe jo ashtu sikurse je në të vërtetë. Hanna Arendt, “Mbi revolucionin”, f 140

    Të tillë deputetë përgjithësisht nuk kanë as mendjen e pavaruar, as zërin e tyre sovran, sepse edhe pse flasin, duket qartë se pas tyre është “zëri i fshehur” impersonal. Nuk është e vështirë të dallosh në Parlament njeriun, që si “deputet i listës” nuk ka “zë autentik”, nuk shfaq dot qëndrim sovran, flet dhe artikulon keq, imiton mekanikisht ose thotë atë që i diktojnë të tjerët (partia apo lidershipi partiak).

    Është pozitë e keqe, madje mjerane kur evidentohesh si politikan pa personalitet që flet me “zë ventriloku”, me zërin diktues e të fshehur, të manipuluar, me të cilin siguron ekzistencën politike, pozicionin si deputet dhe raportin si subjekt me lidershipin e partisë. Ky është “zëri i fshehur”, që tregon se ajo që në pamje të parë duket “fjalë e lirë”, në të vërtetë është e udhëhequr nga një zë tjetër. Këto janë fuqitë që veprojnë në prapaskenë, por që politikanëve të cekët, kulturalisht të dobët u diktohet me lehtësi. Gjithnjë politika ka vënë para politikanëve një sfidë ekzistenciale, që dallon politikanin si “burrë shteti” nga “kukullat kalimtare” të politikës së ditës, që kthehen në njerëz vanitozë, që më shumë mendojnë dhe bëjnë llogaritë meskine të ndërtimit të sjelljes konformiste, vetëm me objektivin si të sigurojnë që të rizgjidhen në të ardhmen.

    Ka diçka që është me të vërtetë revoltuese. Duke ndjekur seancat e parlamentit evidentohet një fenomen krejt evident dhe banal. Politikanët që kanë mangësi politike të formimit kulturor, ligjërimit, komportimit, argumentimit dhe dialogut politik, përpiqen që këto mangësi t’i kompensojnë me “butafori parlamentare”, me skena banale besnikërie e “trimërie”, për të justifikuar ekzistencën dhe fituar kredibilitetin e munguar. Parlamenti e ka në ontologjinë e vet praninë e anomalive politike dhe shfaqjen e sjelljeve asociale të personalizuara. Por për ne si qytetarë është e papranueshme, iluzioni i disa deputetëve që mendojnë se mund të kompensojnë mungesat ekzistenciale të politikanit profesionist me dhunë verbale, trimëri fizike, presion psikologjik apo fizik. E kam të pamundur të mos e them hapur, perceptimin e neveritshëm që vjen nga prania në Parlament e prepotencës, sidomos kur ajo vjen nga politikani që është kulturalisht e politikisht mediokër.

    Këta evidentohen fare kollaj si njerëz që kanë hipur padrejtësisht “kalit politik”, por që kanë mungesë kulture, që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, përveçse sherr dhe veprime të dhunshme ose në të kundërt, për të njëjtën arsye, kthehen në indiferentë social e sehirxhinj politikë, duke treguar atë që është e vërtetë e që nuk mund të mbulohet: paaftësia për role publike apo politike. Indiferenca cinke e njeriut të papërshtatshëm për të luajtur rolin politik, sipas pozicionit të zgjedhur apo të emëruar, është një nga burimet kryesore të shfaqjeve evidente të mediokritetit në jetën e sotme politike.

    Këto janë pasojat e politikës së zgjedhjes së politikanit përfaqësues, jo sipas kriterit të respektimit të hierarkisë intelektuale por të rankimit në listë sipas parimit mekanik të militantizmit. Kur zgjedhim apo përzgjedhim politikanët profesionistë, duhet të kemi besim se ata kanë kapacitetet e duhura intelektuale, aftësitë epistemologjike për të parë më larg se njeriu që është politik apo apolitik. Ky është një problem që tashmë është kthyer në plagë për politikën tonë. Sociologët e politikës më të drejtë theksojnë se, “Vetëm në politikë, ku pozicioni mund të arrihet nëpërmjet aftësisë për të rekrutuar ndjekës, ose nëpërmjet patronazhit, ekziston një shkallë relativisht e lirë për t’u ngjitur pa kredenciale zyrtare”. Daniel Bell, “Ardhja e shoqërisë postindustriale”, f. 555 /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut në BE në 2027, por pa të drejtë vote?!

    Lajmi i rradhës

    Mirënjohja për aleatët tanë dhe dëshpërimi nga ta

    Lajme tjera

    Shteti ka rënë

    LEONARD DEMI MOSQEVERISJA Mosqeverisja sulmon kapacitetin dhe legjitimitetin e qeverisë, e zëvendëson atë me vullnetin vetiak të një…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë