
Sot, më 1 tetor, nis edicioni i vitit 2026 i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës, i cili për gjashtë net me radhë do të sjellë para publikut shfaqje nga teatro të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë dhe Preshevës, shkruan Nistori.
Festivali hapet sonte me shfaqjen “Duke pritur Godonë”, në interpretim të Teatrit Shqiptar të Kumanovës. Programi vazhdon më 2 tetor me shfaqjen „Вечера за глупаци“, nga Teatri Popullor i Velesit.
Më 3 tetor para publikut tetovar do të prezantohet “Big Baby” nga Teatri Kombëtar Eksperimental i Tiranës, ndërsa më 4 tetor në program është “Vetmi në Perëndim” nga Teatri i Qytetit – Preshevë.
Mbrëmja e 5 tetorit i është rezervuar Teatrit Kombëtar të Kosovës, i cili do të prezantohet me shfaqjen “Litari”. Festivali do të mbyllet më 6 tetor me “Zotëriu i Parë”, në interpretim të Teatrit Shqiptar – Shkup.
Të gjitha shfaqjet do të fillojnë në orën 20:00 dhe do të zhvillohen në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Tetovës këtë vit bashkon në një skenë trupa teatrore nga disa qytete dhe vende të rajonit, duke sjellë gjashtë shfaqje gjatë gjashtë mbrëmjeve, nga 1 deri më 6 tetor. /Nistori/





