Mickoski, në vend që të zbatojë reformat që Europa i kërkon prej dy vitesh, ofron vetëm izolim dhe fushatë kundër BE-së. Mbi 70% e qytetarëve e duan BE-në, ndërsa ai flet për “bullizëm” dhe “liga të para e të dyta”. Kështu deklaroi sit lideri i opozitares LSDM, Venko Filipçe, i cili reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, përcjell Nistori.
“Nuk është bullizëm, por pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve: në drejtësi, në lirinë e mediave dhe në luftën kundër korrupsionit. VMRO krijon vazhdimisht konflikte me fqinjët, ndërsa kritikave nga Brukseli u përgjigjet me sulme ndaj BE-së. Prandaj nuk ka përparim; prandaj pesë tonë drogë dalin jashtë kufijve maqedonas pa u ndëshkuar; prandaj gjyqësori dhe prokuroria janë nën kontroll dhe mediat mbyten me modelin e Orbanit”, theksoi Filipçe.
Më pas ai shtoi se “Europa na dha një shans të qartë deri në vitin 2027, së bashku me rajonin. Mali i Zi dhe Shqipëria po përparojnë. Po ne?”.
“Vetëm nëse ndalojmë këtë politikë izolimi që, sipas tij, po e shtyn qëllimisht Mickoski. Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e duan BE-në — duan të përfitojnë nga tenderët e pambikëqyrur. Kjo nuk është vlerë evropiane, por vlerë kriminale. Bullizmi i vetëm ndaj popullit maqedonas bëhet nga VMRO dhe Mickoski”, theksoi Filipçe. /Nistori/






