Rreziku në Banjën e Tetovës, komuna heq dorë nga muri mbrojtës për shkak të kostos milionëshe

    “Kostoja e lartë e ndërtimit të murit mbrojtës në rrugën për në Banjën e Tetovës , ka bërë që komuna të dorëzohet para këtij problemi. I pari i komunës thotë se kostoja e ndërtimit të murit kap diku rreth 3 milion euro, ndërkohë që komuna, nuk ka aq fonde për ndërtimin e të njëjtit”, raporton Alsat.

    “Komuna nuk ka buxhet për të realizuar këtë mur së paku për këtë vit, andaj strategjia jonë është punime në disa faza, punojmë që kjo rrugë të jetë e qasshme për banorët por duke i këshilluar që rrugën ta shfrytëzojnë me kujdes të shtuar sidomos me automjete. Po ashtu intervenohet në largimin e disa rreziqeve që paraqiten, sidomos vlerësojnë ekspertët të gurëve që rrëshqasin dhe mund të bien e që i largojmë me kohë. Por me përmirësimin e kushteve nga pranvera, do intervenohet tek vazhdimi i murit ku është pjesa më kritike”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

    Për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut, banorët tashmë evitojnë ecjen nga kjo rrugë.

    “Nuk shkoj më deri lartë, nuk shkoj deri në fund kam frikë nga gurët, mund të të godas si dihet”, u shpreh një banor.

    Nga Ndërmarrja Publike Komunale, pas reshjeve të fundit të shiut, kanë caktuar ekip të veçantë që kujdeset për heqjen e dheut dhe gurëve pas rrëshqitjeve të vazhdueshme.

    Lajmi Paraprak

    Opozita: BE na dha një shans të qartë deri në vitin 2027; të tjerët po përparojnë, po ne?

    Lajmi i rradhës

    Njeriu i rekordeve, Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord unik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë