Procedura e tenderimit për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës që do të lidhë Shkupin me pikëkalimin kufitar të Bllacës, ka mbaruar, këtë e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri,
Ajo ka theksuar më tej se pritet një përgjigje përfundimtare nga BERZh-i për fillimin e punimeve në terren.
“Kalohen të gjitha procedurat e tenderimit. Ajo procedurë është kaluar me sukses, mandej pas procedurës së tenderimit, duhet të bëhet edhe evalvuimi, i cili është bërë nga ana jonë, pasi që për autostradën Shkup-Bllacë kemi një pjesë të grantit, por edhe një pjesë të kredisë që merret nga BERZh, gjithçka tani varet prej tyre. Presim sinjal pozitiv, do të thotë i gjithë dokumentacioni është dorëzuar në zyrat e tyre, presim që ata te evalvuojnë, besoj që nuk do të ketë asnjë problem apo asnjë vërejtje nga ana e tyre, kur të marrim ndonjë përgjigje pozitive, shumë shpejtë do të dalim në terren për fillimin e punimeve”, ka thënë Zekolli.






