U arrestua Artan Grubi!

    Mëngjesin e sotëm, Ministria e Punëve të Brendshme arrestoi Artan Grubin në pikën kufitare të Bllacës, përcjell Nistori.

    Grubi, ish-zëvendëskryeministër i parë në qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dyshohet për “përvetësim në detyrë” në një rast që lidhet me Llotaria Shtetërore. Sipas akuzave, së bashku me Përparim Bajramin, dyshohen për një vepër penale me vlerë rreth tetë milionë euro, që lidhet me prokurimin e pajisjeve të VLT aparateve.

    Hetimi e akuzon se, në cilësinë e kryesuesit të një seance qeveritare, ka miratuar kërkesën për prokurimin e pajisjeve, edhe pse ishte në dijeni se prokurimi publik ishte i paligjshëm dhe se Llotaria Shtetërore nuk kishte të drejtë të organizonte në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit.

    Për më tepër, me një vendim qeveritar të marrë gjatë periudhës kur ai kryesonte seancën, tokë shtetërore iu tjetërsua një kompanie në pronësi të bashkëshortes së ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevskit për ndërtimin e fotovoltaikëve, me një çmim prej 70 denarësh për metër katror.

    Grubi ka qenë gjithashtu në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga 9 dhjetori 2024, për shkak të, siç u tha, “përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm përmes pranimit të ryshfeteve për të minuar proceset gjyqësore”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qentë endacakë pushtojnë Shkupin – akuza për “import” ndërkomunal dhe ndërkufitar

    Lajmi i rradhës

    Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë