Kosova dhe Ukraina / Kur historia përsërit pamjet e saj

    Fotografi të nënave që qajnë mbi arkivolet e fëmijëve të tyre të vrarë, njerëz që ikin nga lufta me trena e autobusë, trupa të vrarësh në rrugë… Këto fotografi të luftës në Kosovë dhe në Ukrainë janë shkrepur me mbi 20 vjet diferencë, por kanë një ngjashmëri të frikshme, dhe shërbejnë si kujtesë se lufta ka po të njëjtën fytyrë kudo, ajo sjell vuajtje të pafundme njerëzore dhe shkatërrim të madh. Teksa lufta në Kosovë përfundoi më 1999 pas ndërhyrjes së NATO-s, ajo që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon dhe me të po vazhdojnë edhe vuajtjet e ukrainasve.


    Kosovë: Një grua shqiptare duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, një luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i vrarë në vitin 1999. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, afër 2.000 luftëtarë të UÇK-së u vranë gjatë luftës në Kosovë.Ukrainë: Nëna e majorit Ivan Skrypnyk duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, i cili vdiq si pasojë e sulmit të kryer nga Rusia me raketa në bazën ushtarake ukrainase në Javoriv. Në fillim të vitit 2026, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 55 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë në mbrojtje të Ukrainës që nga fillimi i luftës më 2022. Megjithatë, numri i saktë i të vrarëve nuk dihet.
    1Kosovë: Një grua shqiptare duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, një luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i vrarë në vitin 1999. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, afër 2.000 luftëtarë të UÇK-së u vranë gjatë luftës në Kosovë.

    Ukrainë: Nëna e majorit Ivan Skrypnyk duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, i cili vdiq si pasojë e sulmit të kryer nga Rusia me raketa në bazën ushtarake ukrainase në Javoriv. Në fillim të vitit 2026, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 55 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë në mbrojtje të Ukrainës që nga fillimi i luftës më 2022. Megjithatë, numri i saktë i të vrarëve nuk dihet.
    Kosovë: Një grup shqiptarësh pasi arritën në këmbë nga Peja në kufirin me Malin e Zi më 30 mars 1999.Ukrainë: Një grua duke u transportuar me karrocë, në mes të njerëzve që i ikën sulmeve ruse në Irpin, afër Kievit më 9 mars 2022.
    2Kosovë: Një grup shqiptarësh pasi arritën në këmbë nga Peja në kufirin me Malin e Zi më 30 mars 1999.

    Ukrainë: Një grua duke u transportuar me karrocë, në mes të njerëzve që i ikën sulmeve ruse në Irpin, afër Kievit më 9 mars 2022.
    Kosovë: Një burrë duke shikuar një dritare të thyer në Prishtinë më 13 prill 1999, pas sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe në kryeqytetin e Kosovës.Ukrainë: Një grua mund të shihet përmes një çarjeje në xhamin e një makine, e cila u godit nga raketat ruse pranë një blloku apartamentesh në Kiev.
    3Kosovë: Një burrë duke shikuar një dritare të thyer në Prishtinë më 13 prill 1999, pas sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe në kryeqytetin e Kosovës.

    Ukrainë: Një grua mund të shihet përmes një çarjeje në xhamin e një makine, e cila u godit nga raketat ruse pranë një blloku apartamentesh në Kiev.
    Kosovë: Një tren i mbipopulluar në Prishtinë duke transportuar refugjatë të shumtë shqiptarë, që largoheshin nga Kosova drejt Maqedonisë [tashmë Maqedonisë së Veriut] më 1 prill 1999. Sipas UNHCR, 800 deri 900 mijë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi gjatë luftës së viteve 1998–1999.Ukrainë: Njerëz që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës mblidhen në stacionin e trenit në Lviv, Ukrainë, 9 mars 2022. Rreth 6.9 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, sipas UNHCR. Ky është numri më i madh i refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
    4Kosovë: Një tren i mbipopulluar në Prishtinë duke transportuar refugjatë të shumtë shqiptarë, që largoheshin nga Kosova drejt Maqedonisë [tashmë Maqedonisë së Veriut] më 1 prill 1999. Sipas UNHCR, 800 deri 900 mijë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi gjatë luftës së viteve 1998–1999.

    Ukrainë: Njerëz që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës mblidhen në stacionin e trenit në Lviv, Ukrainë, 9 mars 2022. Rreth 6.9 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, sipas UNHCR. Ky është numri më i madh i refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Kosovë: Një anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke kaluar pranë trupit të një fshatari nga Reçaku. Dyzet e pesë civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe më 15 janar 1999. Masakra e Reçakut konsiderohet një nga momentet kyç që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe.Ukrainë: Një trup me duar të lidhura me copë të bardhë, i cili sipas banorëve u qëllua nga ushtarët rusë, shihet i shtrirë në rrugët e Buças në Ukrainë më 3 prill 2022. 458 civilë u vranë në Buça, sipas autoriteteve ukrainase. Disa prej viktimave ishin me duar të lidhura dhe, sipas zyrtarëve, ishin qëlluar nga afërsia.
    5Kosovë: Një anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke kaluar pranë trupit të një fshatari nga Reçaku. Dyzet e pesë civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe më 15 janar 1999. Masakra e Reçakut konsiderohet një nga momentet kyç që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe.

    Ukrainë: Një trup me duar të lidhura me copë të bardhë, i cili sipas banorëve u qëllua nga ushtarët rusë, shihet i shtrirë në rrugët e Buças në Ukrainë më 3 prill 2022. 458 civilë u vranë në Buça, sipas autoriteteve ukrainase. Disa prej viktimave ishin me duar të lidhura dhe, sipas zyrtarëve, ishin qëlluar nga afërsia.
    Kosovë: Një grua me origjinë shqiptare, Safete Salihi, që vuan nga lëndime të rënda, e fotografuar në momentin kur ndodhej në një spital në qytetin jugperëndimor të Gjakovës, në Kosovë.Ukrainë: Sergiy, i cili mori lëndime në kokë dhe humbi gishtat gjatë një sulmi me raketa në fshatin e tij, i fotografuar në një shtrat spitali në Çuhuiv, afër Harkivit të Ukrainës.
    6Kosovë: Një grua me origjinë shqiptare, Safete Salihi, që vuan nga lëndime të rënda, e fotografuar në momentin kur ndodhej në një spital në qytetin jugperëndimor të Gjakovës, në Kosovë.

    Ukrainë: Sergiy, i cili mori lëndime në kokë dhe humbi gishtat gjatë një sulmi me raketa në fshatin e tij, i fotografuar në një shtrat spitali në Çuhuiv, afër Harkivit të Ukrainës.
    Kosovë: Dy djem shqiptarë duke tentuar të komunikojnë përmes dritares të  një autobusi në kampin e refugjatëve në Stenkovc, më 21 prill 1999. Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 200 mijë shqiptarë të Kosovës ishin refugjatë në Maqedoni të Veriut. Ukrainë: Alexandra, 12 vjeçe, teksa mbante motrën e saj Esyea, 6 vjeçe, e cila qante ndërsa i bënte me dorë nënës së saj Irina, pasi hipën në një autobus për t’i shpëtuar pushtimit rus.
    7Kosovë: Dy djem shqiptarë duke tentuar të komunikojnë përmes dritares të një autobusi në kampin e refugjatëve në Stenkovc, më 21 prill 1999. Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 200 mijë shqiptarë të Kosovës ishin refugjatë në Maqedoni të Veriut.

    Ukrainë: Alexandra, 12 vjeçe, teksa mbante motrën e saj Esyea, 6 vjeçe, e cila qante ndërsa i bënte me dorë nënës së saj Irina, pasi hipën në një autobus për t’i shpëtuar pushtimit rus.
    Kosovë: Një luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) teksa stërvitej në rajonin e Drenicës, në perëndim të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, më 15 shkurt 1999. Në mesin e të vrarëve ishin edhe dhjetëra gra luftëtare të UÇK-së. Ukrainë: Gra ukrainase, të veshura me uniforma të reja ushtarake të dizajnuara posaçërisht për gratë, gjatë trajnimeve. marrin pjesë në një trajnim. Mijëra gra raportohet se luftojnë në vijat e frontit në Ukrainë.
    8Kosovë: Një luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) teksa stërvitej në rajonin e Drenicës, në perëndim të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, më 15 shkurt 1999. Në mesin e të vrarëve ishin edhe dhjetëra gra luftëtare të UÇK-së.

    Ukrainë: Gra ukrainase, të veshura me uniforma të reja ushtarake të dizajnuara posaçërisht për gratë, gjatë trajnimeve.
    marrin pjesë në një trajnim. Mijëra gra raportohet se luftojnë në vijat e frontit në Ukrainë.

    Kosovë: Një shqiptar i vrarë në afërsi të fshatit Reçak në Shtime. Së voni, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave lidhur me këtë masakër. Ukrainë: Trupi i Iryna Filkinës, një grua e cila sipas banorëve u vra nga ushtarët e ushtrisë ruse, i fotografuar në mes të një rruge në Buça të Ukrainës më 2 prill 2022.
    9Kosovë: Një shqiptar i vrarë në afërsi të fshatit Reçak në Shtime. Së voni, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave lidhur me këtë masakër.

    Ukrainë: Trupi i Iryna Filkinës, një grua e cila sipas banorëve u vra nga ushtarët e ushtrisë ruse, i fotografuar në mes të një rruge në Buça të Ukrainës më 2 prill 2022.
    Kosovë: Një fëmijë refugjat shqiptar i Kosovës duke shikuar nga dritarja e një autobusi që transportonte refugjatë në një kamp në Turqi më 6 prill 1999.Ukrainë: Dy fëmijë nga Krivoj Rog të ulur brenda një makine që i transportonte për në Gjermani më 12 mars 2022. Ata u larguaan nga një shkollë fillore në Pruemist të Polonisë, që ishte shndërruar në strehimore.
    10Kosovë: Një fëmijë refugjat shqiptar i Kosovës duke shikuar nga dritarja e një autobusi që transportonte refugjatë në një kamp në Turqi më 6 prill 1999.

    Ukrainë: Dy fëmijë nga Krivoj Rog të ulur brenda një makine që i transportonte për në Gjermani më 12 mars 2022. Ata u larguaan nga një shkollë fillore në Pruemist të Polonisë, që ishte shndërruar në strehimore.

    /REL/

    Lajmi Paraprak

    KREDITË PËR AMVISËRITË | Bankat në RMV do të shtrëngojnë kushtet

    Lajmi i rradhës

    Sa e varur është Gjermania nga Kina?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë