Një inspektor policor, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë periudhës kur ministër ishte Oliver Spasovski, ka operuar me helikopter policor për vite të tëra duke përdorur një leje fluturimi të falsifikuar. Sipas informacionit, gjatë asaj periudhe me avion janë transportuar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe ministra, përcjell Nistori.
Siç njofton Shkupi Info, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standardet Profesionale në MPB ka parashtruar kallëzim penal kundër një personi që ka punuar si kryepilot në Departamentin e Njësive të Aviacionit. Kallëzimi i referohet dyshimit për veprën penale “falsifikim dokumentesh” sipas nenit 378, paragrafi 3 i Kodit Penal.
Sipas pretendimeve, në periudhën nga 27 shkurt deri më 10 prill 2023, i dyshuari, në cilësinë e shefit të Departamentit të Njësive të Aviacionit, në patentën e pilotit ka futur në mënyrë të paligjshme informacionin se zotëronte kategorinë e instruktorit të helikopterit TRI BELL 206, megjithëse nuk i plotësonte kërkesat. Në dokument thuhej se autorizimi ishte marrë më 26 shkurt 2020.
Raportohet se ai ka shfrytëzuar këtë autoritet si të vlefshëm pranë Administratës së Specialiteteve Policore – Njësisë së Policisë së Aviacionit në Bërnik të Sllovenisë, si dhe në dy procedura administrative pranë Agjencisë së Aviacionit Civil, për ta futur në lejen e tij të fluturimit civil.
Rasti i është dorëzuar prokurorisë kompetente, e cila duhet të vendosë për hapat e mëtejshëm të procedurës. /Nistori/






