VARGJET E MIA

    Poezi nga Nguyen Chi Thien
    Përktheu Maksim Rakipaj

    Vargjet e mia, të them të drejtën,
    S’janë poezi, janë dënesje për Jetën
    Dyer birucash burgu që hapen e mbyllen
    Kollë e thatë mushkërish që shkulen
    Zhurmë shatash që gërmojnë e më kujtojnë
    Kërcëllitjen e dhëmbëve nga të ftohtët
    Kur nga uria këndonin zorrët
    Rrahjen pa shpresë të një zemre që vdes
    Zërin e mekur në një botë të vdekur
    Zërat e Jetës që s’meriton atë emër
    Madje, as emrin e vdekjes jo:
    Jo, s’janë poezi këto!

    Lajmi Paraprak

    Bekim Jashari tregon bisedën e fundit me babanë e tij, Hamëz Jashari

    Lajmi i rradhës

    Arti i humbur i leximit të një libri të vërtetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë