NË SOFJE ME TREN NË 2030-ën | Korridori 8 dhe hekurudha me Bullgarinë  

    Мë ѕhumë ѕе nјë ѕhеkull раѕ іdеѕë fіllеѕtаrе, lіdhја hеkurudhоrе mіdіѕ Вullgаrіѕë dhе Маqеdоnіѕë ѕë Vеrіut ëѕhtë еndе e pandërtuar. Kу еlеmеnt і kоrrіdоrіt еvrоріаn të trаnѕроrtіt nr. 8, duhеt të ѕіgurојë nјë lіdhје të ѕhрејtë mіdіѕ Dеtіt të Zі dhе Аdrіаtіkut рërgјаtë rrugëѕ Durrëѕ – Тіrаnë – Ѕhkuр – Ѕоfје – Вurgаѕ. Lidhja hekurudhore midis Shkupit dhe Sofjes, si një nga projektet infrastrukturore më të diskutuara në rajon, është përsëri në fokus të institucioneve, me plane për ta realizuar atë deri në fund të kësaj dekade.

    Tani lidhja hekurudhore midis Maqedonisë dhe Bullgarisë po hyn në fazën e saj të fundit dhe më intensive. Deri në vitin 2030, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta përfundojnë lidhjen hekurudhore. Kjo u theksua në një takim në ministrinë Bullgare të Transportit dhe Komunikacionit midis Ministrit në detyrë të Transportit dhe Komunikacionit Korman Ismailov dhe Ambasadores së Maqedonisë në Sofje, Agneza Rusi Popovska, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë Bullgare të Transportit. Në takimin në Sofje, u konfirmua se viti 2030 është afati i fundit për fillimin e qarkullimit të trenave përgjatë Korridorit 8.

    Pas ratifikimit të marrëveshjes për ndërtimin e tunelit të përbashkët ndërkufitar, një Komitet i Përbashkët është duke u formuar tashmë për të koordinuar këtë projekt historik.

    AVANCIM I PUNIMEVE

    Ndërsa Bullgaria tashmë po shpall tendera për seksionin nga Gjuesheva deri në kufi, puna po përparon edhe në anën e Maqedonisë. I fundit nga 15 tunelet në seksionin Beljakovce – Kriva Palankë është hapur tashmë, gjë që përfaqëson një hap të rëndësishëm në realizimin e lidhjes hekurudhore midis dy vendeve. Edhe ndërtimi i seksioneve hekurudhore po përparon . Seksioni i parë, Kumanovë – Beljakovcë, është vënë tashmë në funksion.

    Në seksionin e dytë, Beljakovcë – Kriva Palankë, me gjatësi 34 kilometra, deri më tani janë përfunduar më shumë se 30% e punimeve ndërtimore, dhe i fundit nga 15 tunelet është hapur së fundmi. Seksioni i tretë nga Kriva Palanka deri në kufirin me Bullgarinë konsiderohet si “seksioni më i vështirë dhe më i shtrenjtë”, sepse 24 tunele dhe 51 ura janë projektuar për një gjatësi prej 23 kilometrash, që do të thotë se duhet të ketë një tunel dhe dy ura për çdo kilometër, si dhe stacione hekurudhore pranë Kriva Palankës dhe fshatit Zhidilov.

    Për seksionin e tretë, nga Kriva Palanka deri në kufirin bullgar, Qeveria nënshkroi një marrëveshje granti nga Banka Evropiane e Investimeve në shumën prej 3.7 milionë eurosh në shtator të vitit të kaluar. Fondet janë të destinuara për përgatitjen e dokumentacionit të ri të projektit dhe për përgatitjen e procedurës së tenderit për zgjedhjen e një kontraktori. Buxheti për hekurudhën nga Kumanova deri në kufi është rreth 810 milionë euro, nga të cilat 200 milionë janë grant nga BE-ja. Nga Kumanova deri në Beljakovcë kushtoi 79 milionë euro, nga Beljakovca deri në Kriva Palanka duhet të kushtojë 155 milionë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Gjuha shqipe në institucionet shtetërore, përplasje ndërmjet VLEN-it dhe BDI-së

    Lajmi i rradhës

    Viti 2025 cilësohet si vit i humbur për Kosovën në draft-raportin vjetor të PE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë