RMV nuk ka qendër shtetërore për trajnimin e zjarrfikësve

    Maqedonia nuk ka një qendër shtetërore për trajnimin e zjarrfikësve. Ndërkohë, njësitë kundër zjarrit, veçanërisht në rajonin perëndimor të vendit po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë të zjarrfikësve të rinj dhe të trajnuar. Në vend ekzistojnë vetëm dy qendra për trajnimin e zjarrfikësve, thotë shefi i njësisë së Tetovës, Avni Ameti, por ato janë private dhe me kosto shumë të lartë.

    “Sipas regjistrimit të fundit të popullatës, dihet se kemi mungesë të diku 30-40 zjarrfikës të rinj. Shkollë adekuate për këtë drejtim nuk kemi, dihet se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është e obliguar që të ketë shkollë të posaçme për zjarrfikës sikurse në gjithë rajonin apo Evropën dhe e ka kusht të kryej trajnime për zjarrfikësit”, deklaroi Avni Ameti, shef i NjTKZ Tetovë.

    “Ekipi i Televizionit Alsat u drejtua edhe në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim për të pyetur nëse ka plan për tu hapur një pikë shtetërore për përgatitjen e zjarrfikësve të rinj apo ndjekjen e kursit 900 orësh, por nga kjo drejtori thonë se nuk e dinë nëse kjo është apo jo ingerencë e tyre apo duhet ta bëj ndonjë institucion tjetër”.

    Në mungesë të kësaj qendra shtetërore të trajnimit të zjarrfikësve, personat e interesuar apo që pranohen në njësitë kundër zjarrit, trajnohen privatisht, por me ndihma të vogla nga komunat nga vijnë. Ndjekja e një kursi për zjarrfikës në dy pika private të vendit, sipas drejtuesit të njësisë së Tetovës, kap vlerën e rreth 43.000 denarëve, ndërsa bashkë me udhëtimet arrin edhe deri në 150.000 denarë.

    Lajmi Paraprak

    “Qyteti i Sigurt” / MPB nuk ka sistem ndëshkimi për automjetet me targa të huaja

    Lajmi i rradhës

    “Ujësjellësi” në Strugë u kërkon banorëve të paguajnë ujin që nuk e kanë përdorur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë