Sheshi “Skënderbeu” në Çarshinë e Vjetër në gjendje të mjerueshme

    Çarshia e vjetër e Shkupit / Fotografia: Ramadan Abdiu

    ”Kush ta pastroje, çfarë janë duke bërë këta sot, Zoti e din. ”Duhet të rregullohet por kush ta rregulloje. Nuk është si më herët. Unë isha tek e kam një nip në Gjermani por atje ka pastrim. E sikur të ishte ajo turmë këtu çfarë do bënin këto!?”, tha një qytetar.

    ”Shumë keq, ata mendojnë se nga që është kjo pjese më e vjetër dhe duhet të duket kështu por jo, duhet të rregullohet”, u shpreh qytetarja.

    ”Duhet të rregullohet, ka shumë të huaj por edhe për ne që duhet të rregullohet. E sidomos këtu pasi është edhe hyrja e çarshisë dhe kjo është fytyra kur hyn në një qytet. Shkupi është i bukur dhe duhet të rregullohet gjithçka që është e prishur kështu”, tha një qytetare tjetër.

    Nga komuna e Çairit thonë se e po përgatitet një plan për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirës.

    “Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit pritet të largohen disa objekte dhe tarraca pranë shkallëve elektrike për të mundësuar riparimin dhe rikthimin e tyre në funksion.”, deklaruan nga Komuna e Çairit.

    • Pritet të largohen disa objekte

    Nga Komuna e Çairit shtojnë se vazhdojnë me hapa për përmirësimin e sheshit në interes të qytetarëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Klinikat në RMV kanë mungesë të aparateve për gastroskopi dhe kolonoskopi

    Lajmi i rradhës

    Importi i patates shkaktoi humbje të mëdha për bujqit e Brezës në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë