Profesoresha Mirjana Najçevska kritikoi autoritetet përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se shteti ka fonde për privilegje të shumta për zyrtarët, por jo mjaftueshëm për të zgjidhur problemet me mbeturinat dhe mjedisin, përcjell Nistori.
Në statusin e saj, ajo shprehet se nëse ka fonde për vakte falas për deputetët dhe ministrat, si dhe për udhëtimet e tyre zyrtare, atëherë duhet të ketë fonde edhe për pastrimin e mbeturinave në të gjithë vendin.
“Nëse ka para për vakte falas për deputetët dhe ministrat, ka edhe para për pastrimin e vendit nga mbeturinat. Nëse ka para që deputetët, ministrat dhe grupet e tyre të tifozëve të udhëtojnë nëpër botë, ka edhe para për pastrimin e vendit nga mbeturinat. Nëse ka para për dieta dhe shpenzime udhëtimi prej mijëra eurosh, ka edhe para për pastrimin e vendit nga mbeturinat. Nëse ka para për të gjitha bordet dhe komisionet administrative, mbikëqyrëse dhe kush e di çfarë të tjera, ka edhe para për pastrimin e vendit nga mbeturinat”, shkroi Najçevska.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur tema e menaxhimit të mbeturinave, e deponive të paligjshme dhe nevoja për masa më efektive për mbrojtjen e mjedisit po rikthehen në qendër të debatit publik. /Nistori/






