KODI ZGJEDHOR | Gashi: jam për lista të hapura

    Kreu i Kuvendit Afrim Gashi, në takim me gazetarët, nuk komenton idesë fillestare për formimin e grupit të punës për Kodin zgjedhor në Ministrinë e Drejtësisë, në vend se në Kuvend.

    Sipas tij, është konstatuar se Ministria e Drejtësisë gjithmonë ka qenë bartëse e këtij procesi. Ai nuk ka qëndrim të caktuar për nevojën e hapjes eventuale të Kushtetutës, në rast se bëhen ndryshime më të mëdha në legjislacionin zgjedhor megjithatë vlerëson se duhet të flitet për të gjitha temat, përfshirë njësitë zgjedhore, pragun dhe ndryshimin e numrit të deputetëve.

    Gashi tha se për asnjërën nga këto tema nuk ka qëndrim të prerë dhe se do të mbështesë konsensusin e shumicës, përveç se për listat e hapura, të cilat vlerëson se duhet të zbatohen, për cilindo model zgjedhor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Najçevska: nëse ka para për luksin e ministrave, ka edhe për pastrimin e vendit nga mbeturinat

    Lajmi i rradhës

    Gjyqi për Teatrin dhe Bibliotekën në Tetovë / Sot dëshmuan ekspertët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë