Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2 mijë anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara! Rritet rreziku humanitar

    Situata aktuale në Ngushticën e Hormuzit është dëshmuar si një “sfidë e madhe” për industrinë globale të transportit detar, sipas Arsenio Dominguez, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO).

    “Rreth 20 mijë marinarë janë bllokuar në Ngushticën e Hormuzit dhe afro 2 mijë anije nuk mund të lundrojnë”, deklaroi Dominguez për Al Jazeera.

    “Sa më gjatë të qëndrojnë këto anije aty, aq më shumë ekuipazhet vuajnë nga stresi, presioni psikologjik dhe lodhja, si dhe nga mungesa e furnizimeve të nevojshme për funksionimin e anijeve”, shtoi ai.

    Kreu i IMO-s theksoi se kompanitë e sigurimeve po refuzojnë të mbulojnë kostot apo dëmet, duke anuluar kontratat ose duke vendosur prime shumë të larta sigurimi.

    Aktualisht, një krizë humanitare në këto anije po shmanget falë ndihmës që ofrojnë vendet përreth ngushticës, ndërsa IMO po bën thirrje për krijimin e një korridori humanitar që do t’u lejojë anijeve të dalin nga zona. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Jam Enver!

    Lajmi i rradhës

    Shefi i Shell paralajmëron: Europa mund të mbetet pa karburant brenda pak ditësh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë