Një person i panjohur sot në orët e hershme të mëngjesit ka tentuar të shkëpus gypin kryesor të oksigjenit që furnizon repartin intern pranë Klinikës së Tetovës. Fatmirësisht, personi në fjalë nuk ka arritur të dëmtojë gypin kryesorë me çrasft kanë shpëtuar 120 pacientë me koronavirus që po trajtohen në ambientet e Klinikës, këtë e ka konfirmuar për Nistori mjeku Gzim Nuredini.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se është dëmtuar një gyp dytësorë, që nuk përbën rrezik për sistemin e shpërndarjes, ndërkaq theksojnë se në rast se do të dëmtohej sistemi, pasojat do të ishin fatale për pacientët. Në vendngjarje kanë realizuar kontrolle dhe ekipe nga Prokuroria dhe policia, ndërkaq po punohet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit në fjalë. /Alsat/Nistori/
I mashtroi njerëzit se do t’i ndihmojë ta nxjerrin patentën e shoferit – banori i Brodecit u merr para tetovarëve për asgjë
Prokuroria themelore publike në Tetovë ka iniciuar procedurë kundër 52-vjeçarit nga Brodeci, i dyshuar se ka kryer katër…