OH, FIKENI ATË DRITË!

    Poezi nga Maria Polydouri
    Përktheu nga greqishtja: Mario Vitti

    Oh atë dritë, a s’e fikni pak!
    Natë tani, përse lipset?
    Dita kaloi. Dhe tani mjaft.
    Ndoshta, fshehur gjumi
    këtu pranë pret
    dhe ky çast e pengon
    të vijë ndërsa unë e pres.
    Shpirtin në fyt e kam,
    ngashërimat
    ma kanë lodhur gjoksin.
    Hiqeni tej atë dritë! Dua
    të jem vetëm tani.
    Mjaft me mashtrimet e një jete të tërë.
    Çdo mundim vete kundër
    luftës së fundit.
    Mos më shqetësoni më.
    Më ka mbetur ende diçka
    për të gënjyer natën,
    përkulu më me ngrohtësi
    mbi sytë e mi të turbulluar.
    Hiqeni tej atë dritë! Ky është çasti.
    E dua të gjithë për vete.
    Është çasti të fle …
    Hiqeni tej atë dritë! Më mundon …
    Shpirti nuk ma do …

    Lajmi Paraprak

    Çfarë kanë të përbashkët Artemis II dhe socializmi?

    Lajmi i rradhës

    Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë