Po zbrazen shkollat fillore të Pollogut, mbi 50 mësimdhënës rrezikojnë të mbeten tepricë

    “Gjithnjë e më tepër shtohet numri i klasave të këtilla nëpër shkollat fillore në Pollog. Me zero nxënës, me pesë gjashtë apo nëntë nxënës. Një nga punonjëset e shkollës fillore këtu në Tearcë thotë se klasa dikur numëronte mbi 30 nxënës, ndërkohë që tani, mezi arrin pesëmbëdhjetë”.

    “Sigurisht se është e dhimbshme dhe është një fenomen ky që numri i nxënësve është në rënie dhe ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë….. Është e dhimbshme që një objekt shkollor të shihet i zbrazët, sepse shkollën e gjallërojnë fëmijët. Sigurisht që edhe çështja e tepricës teknologjike të punëtorëve të arsimit sigurisht që do jetë një barë për institucionet e shtetit për vetë shoqërinë sepse ata duhet të gjejnë zgjidhje për kuadrot që nesër ndoshta do mbesin pa punë. Numri i nxënës në klasat tona tani është 15-16 10 ndoshta 9, pra është një numër që nga gjenerata në gjeneratë lëviz sidomos në shkollën tonë, ndërsa dikur e ka tejkaluar numrin tridhjetë”, deklaroi Sadije Aliti, mësuese.

    Në komunën e Tearcës, numri i nxënësve që do regjistrohen sivjet në shkollat e mesme pothuajse është përgjysmuar. E me këtë, del që mbi 50 punëtorë të arsimit janë më shumë nga numri i nevojshëm.

    “Fatkeqësisht kjo është evidente ndër vite dhe nga viti në vit kemi rënie të nxënësve. Tash edhe Ministria e Arsimit ka filluar me procedurën e optimizimit të numrit të arsimtarëve nëpër shkolla, gjë që na krijon komplikim shtesë se ndër vit ka rënë numri i nxënësve dhe është rritur numri i arsimtarëve, dhe në bllok dotacione kjo ka krijuar shumë probleme pasi që në parim kemi numër të madh të arsimtarëve dhe kjo e pamundëson funksionimin normal të shkollave”, tha Daut Memishi, kryetar i komunës së Tearcës.

    Në nivel të Tetovës dhe komunave rurale, edhe sivjet numri i nxënësve që pritet të regjistrohen në shkollat e mesme, është më i vogël për mbi se 100 nxënës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Neziri: eurointegrimi është ilaç për problemet në RMV

    Lajmi i rradhës

    Qentë endacakë i kanë kushtuar Shkupit 750 mijë euro në vitin 2025

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë