Sot hapet Panairi i Librit në Shkup

    Nga 23 deri më 29 prill 2026, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet Panairi i Librit, i cili këtë vit pritet të mbledhë rreth 65 shtëpi botuese nga vendi dhe jashtë, përcjell Nistori.

    Sipas organizatorëve, panairi do të ofrojë tituj të rinj, autorë, si dhe aktivitete profesionale dhe panele diskutimi. Në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtarë nga Britania e Madhe, Greqia dhe rajoni.

    Ngjarja zhvillohet nën moton “Hap një dritare drejt botëve të reja” dhe synon të promovojë leximin dhe kulturën e librit.

    Panairi pritet të zgjasë shtatë ditë dhe të shndërrojë Shkupin në një qendër të rëndësishme të botimeve dhe leximit në rajon.

    Lajmi Paraprak

    Aleksova: shtrenjtimi i naftës mund ta rrisë biletën e aeroplanit për 20–30 euro për udhëtar

    Lajmi i rradhës

    MË SHUMË DINJITET, MË PAK PARA! | Rregulla të reja për punë në Kroaci

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë