Kodi zgjedhor nuk do të miratohet, LSDM largohet nga grupi i punës

    Dy nga gjithsej dhjetë pika nga Agjenda e reformave nuk do të realizohen deri në qershor, njëra prej tyre është Kodi zgjedhor. Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se me largimin e LSDM-së nga grupi i punës, bisedimet për ndryshimin e Kodit nuk do të vazhdojnë.

    E dyta është kërkesa që shteti të mos sigurojë 100% të rrymës për amvisëritë. Kryeministri thotë se nëse ajo bëhet, do të nënkuptojë 25-30 fatura më të shtrenjta për amvisëritë.

    “LSDM-ja e lëshoi grupin e punës për Kodin zgjedhor dhe deri sa mbetet ky vendim, ne Kodin zgjedhor nuk mundemi ta miratojmë sepse ai është një nga ligjet që janë në grupin e ligjeve për të cilat nevojitet konsensus në kuadër të Kuvendit. Gjithçka tjetër do të përfundojë dhe do të përgënjeshtrojë atë që e thotë LSDM-ja”, tha kryeministri Hristijan Mickoski. 

    LSDM-ja kritikon vonesën e reforma. Sipas tyre, kryeministri thotë se ecën krah për krah me Malin e Zi i cili avancon në rrugën evropiane, por se realisht, sipas tyre, Mickoski ecën krah për krah me Vuçiqin të cilit ju suspenduan fondet evropiane deri në realizimin e reformave në gjyqësor dhe media.

    “Mickoski, në vend që të përmbushë standardet evropiane, po kopjon versionin më të keq të modelit serb, modelin e autokratit Aleksandar Vuçiq. Evropa e ka bërë të qartë: pa reforma të vërteta, pa sundim të ligjit dhe pa liri mediash, nuk ka para dhe nuk ka përparim”, kritikojnë nga LSDM-ja.

    Secila nga kërkesat në Agjendën e reformave shoqërohet me miliona euro nga plani i rritjes në rast se realizohet brenda afatit të caktuar nga Komisioni Evropian. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Për rrogë po luftojmë, nuk lutemi” / LSM: 260 mijë punëtorë jetojnë me paga më të ulëta se 600 euro

    Lajmi i rradhës

    ZNAM me një deputet më pak, Cekov nuk do të jetë pjesë e shumicës parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë