Katër lëngjet që ndihmojnë trupin të balancojë hormonet

    Përkujdesja nis që nga qëndrimi larg situatave stresuese, aktiviteti fizik dhe mbi të gjitha, ushqyerja e shëndetshme.

    Ndryshimet hormonale, në shumicën e rasteve, janë një problem që supozohet të jetë vetëm i grave.

    Por organizmi i njeriut, qoftë burrë apo grua, ndikohet njësoj nga hormonet.

    Këto të fundit ndikojnë tek humori, paraqitja e jashtme, nivelet e energjisë, madje edhe tretja.

    Njeriu mund të ndihmojë shëndetin e vet duke u kujdesur për të parandaluar ndryshimet hormonale.

    Përkujdesja nis që nga qëndrimi larg situatave stresuese, aktiviteti fizik dhe mbi të gjitha, ushqyerja e shëndetshme.

    Plot shije në dimër

    Përbërësit

    20g spinaq
    2 lugë gjelle me arra
    1 dardhë
    1 lugë çaji me xhenxhefil të grirë
    1 portokalle të qëruar dhe të prerë në feta
    50g akull

    Lëngu i Verës

    Përbërësit

    150g ananas
    Gjysmë limoni i qëruar dhe i prerë
    1 grusht me gjethe nenexhiku
    1 grusht me kale ose spinaq
    1 lugë gjelle me fara chia
    75 ml ujë
    50g akull

    Lëngu i ëmbël me Çokollatë

    30g shqeme
    1 lugë gjelle me kakao
    2 hurma arabe pa bërthamë
    Gjysmë banane
    150 ml qumësht bajamesh
    150g akull

    I mbushur me fruta pylli për freski

    Përbërësit

    1 lugë çaji me kakao
    1 banane
    60g luleshtrydhe, boronica, mjedra
    100 ml qumësht bajamesh apo arre kokosi.
    50 g akull

    Më poshtë do të gjeni simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale dhe dëmit në shëndet.

    Shtimi në peshë

    Çrregullimet hormonale shkaktojnë shtim në peshë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të kryer aktivitet të rregullt fizik.

    Rënie të flokëve

    Rënia e flokëve është një nga simptomat më të zakonta të çrregulllimeve hormonale dhe nuk duhet injoruar.

    Djersitja e tepërt

    Nëse djersisni më tepër seç duhet, atëherë me siguri jeni të prekur nga çrregullimet hormonale dhe duhet të vizitoheni tek një mjek.

    Ndryshimet në përmasat e gjirit tek femrat.

    Niveli i pakët i estrogjenit, pakëson dendësinë e indeve të gjirit. Nivelet e rritura të estrogjenit mund të shkaktojnë gjendra ose ciste në gjoks.

    Lodhje dhe plogështi

    Kur hormonet nuk janë në nivelet e duhura, atëherë do të prekeni nga lodhja dhe plogështia kronike e pazakontë.

    Në këto raste duhet të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar nivelet e progesteronit në gjak.

    Fytyrë me akne

    Kujdesi i mangët për lëkurën, ushqyerja e keqe dhe çrregullimet hormonale janë tre prej shkaktarëve të akneve në fytyrë.

    Nëse trajtimet kundër akneve nuk kanë rezultat, atëherë me siguri bëhet fjalë për çrregullim hormonal./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    A munden diabetikët të hanë mjaltë?

    Lajmi i rradhës

    A prishet mielli | Si të ruani vlerat e tij sa më gjatë në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë