Më pak martesa, më shumë divorce dhe rritje natyrore negative në tremujorin e parë të vitit 2026 në RMV

    Në tremujorin e parë të këtij viti, u lidhën gjithsej 1.797 martesa, që, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, paraqet rënie prej 2.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

    Në tremujorin e parë të këtij viti, u regjistruan 494 divorce, që përbën rritje prej 6.2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

    Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në tremujorin e parë të këtij viti, u regjistrua rritje negative natyrore, e cila është –1.962, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve me atë numër. Rritja natyrore, sipas Entit Shtetëror të Statistikave, është negative në 66 komuna.

    Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i lindjeve të gjalla është 3.380 dhe është ulur me 4.1 përqind. Megjithatë, numri i vdekjeve në tremujorin e parë të vitit 2026 u ul me 1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arriti në 5,342 persona, nëntë prej të cilëve ishin vdekje foshnjore.

    Lajmi Paraprak

    MPB ka publikuar një Kod veshjeje për punonjësit dhe klientët në mjediset e Departamentit të Çështjeve Civile

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV-së i fsheh shpezimet e shfaqjeve të Guettas dhe Carreras, “për shkak të klauzolave”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë