JD Vance i quan bisedimet ShBA-Iran historike

    Në Zvicër filluan bisedimet për t’i dhënë fund luftës ShBA-Iran. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance i quajti negociatat me Iranin si “historike”.

    Rreth katër muaj pas fillimit të luftës me Iranin në një hotel luksoz në Zvicër kanë nisur negociatatmes SHBA‑së dheIranit për një marrëveshje përfundimtare për paqe.

    Ekipi i SHBA-së drejtohet nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, dhe në të bëjnë pjesë edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe Steve Witkoff. Kurse delegacioni i negociatorëve iranianë drejtohet nga kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi.

    Në bisedime marrin pjesë në nivel teknik edhe edhe përfaqësues të Pakistanit dhe ndërmjetësit nga Katari. 

    Në një konferencë për shtyp pas bisedimeve të para zëvendëspresidenti amerikan JD Vance i quajti negociatat me Iranin si “historike”.  “Ajo që na ka ngarkuar presidenti është të hapim një kapitull të ri për të ndryshuar marrëdhënien tonë me popullin iranian dhe t’i ofrojmë atij dorën”. – tha Vance.

    “Vetëm gjatë orëve të fundit kemi arritur tashmë përparime të mëdha dhe pres që të bëjmë përparime të tjera”, shtoi më tej Vance. Nëse udhëheqja në Teheran është e gatshme “të heqë dorë nga roli i saj si faktor destabilizues në rajon” dhe “të heqë dorë përfundimisht nga çdo ambicie për të siguruar armë bërthamore”, atëherë Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “të ndryshojnë rrënjësisht marrëdhëniet e tyre me këtë vend”.

    Lufta e Izraelit kundër Hezbollahut në Liban

    Sulmet e reja izraelite ndaj organizatës terroriste Hezbollah në Liban hodhën një hije mbi fillimin e negociatave për përfundimin e luftës me Iranin. Sipas agjencisë shtetërore NNA, në sulmet në Luginën e Bekaa-s dhe në qytetin portual Tyrus u vranë shtatë vetë, mes tyre një fëmijë, një grua dhe dy të moshuar.

    Teherani këmbëngul që zbatimi i marrëveshjes të nisë me ndalimin e të gjitha luftimeve, përfshirë edhe ato mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Teherani financon milicinë proiraniane Hezbollah dhe ka kërcënuar disa herë me pasoja, nëse Izraeli nuk i përmbahet armëpushimit të rënë dakord në luftën me Iranin.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se SHBA-ja “nuk ka qenë në gjendje ose nuk ka dashur” ta detyrojë Izraelin të respektojë armëpushimin.
    Sipas njoftimeve kohët e fundit ka pasur disa herë tensione mes Trump-it dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

    Izraeli nuk merr pjesë në bisedimet në Zvicër dhe i sheh me skepticizëm lëshimet e SHBA-së në memorandumin e mirëkuptimit. DW

    Lajmi Paraprak

    Nga 1 korriku ndalohet lëvizja në pyje pa leje për shkak të rrezikut nga zjarret

    Lajmi i rradhës

    Ligji i harmonizuar me shqipen, por Minçev i publikon vetëm në maqedonisht (Dokument)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë