Ish-presidenti Gjorge Ivanov ka shkelur sundimin e së drejtës

    Falja e ish-funksionarëve të përfshirë në hetimet e Prokurorisë Speciale nga ana e ish-presidentit Ivanov është shpallur i paligjshëm nga ana e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ndaj këtij vendimi të Gjykatës sot nuk kishte asnjë reagim Institucional e as partiak.

    Në shpjegimin e vendimit, Gjykata e Strasburgut u ndal edhe të rrethanat politike të kohës, ku thuhet se ish-presidenti Ivanov me vendimin e tij për falje ka marrë në mbrojtje ish-funksionarët e partisë së tij VMRO DPMNE.

    Gjykata gjithashtu thotë se vendimi i vitit 2016 për të anuluar faljen e Ivanovit, është i ligjshëm

    “Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi unanimisht se: Nuk kishte shkelje të Nenit 6, paragrafi 1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të ndërhyrjes legjislative që lejoi anulimin e faljeve presidenciale dhe vazhdimin e procedurave penale kundër aplikantëve”, deklaruan nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

    Në 12 prill 2016, ish-presidenti Gjorgje Ivanov, u dha amnisti 56 personave, ndër ta ish-funksionarë, funksionarë të lartë të asaj kohe, persona të lidhur me pushtetin e atëhershëm dhe të dyshuar në lëndë që dolën nga hetimet e Prokurorisë Speciale Publike./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mësuesit nuk do të largohen nga puna

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët ankohen për mungesën e vaksinës kundër tetanusit për të rriturit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë