Termocentralet lënë shkret mjedisin përreth

    Fotografia është ilustruese

    Ky pellg gjendet në afërsi të dy termocentraleve në Obiliq. Këta tymtarë konsiderohen ndotësit më të mëdhenj në Kosovë, duke shkaktuar ndotje të tokës, ujit e ajrit.
    1Ky pellg gjendet në afërsi të dy termocentraleve në Obiliq. Këta tymtarë konsiderohen ndotësit më të mëdhenj në Kosovë, duke shkaktuar ndotje të tokës, ujit e ajrit.
    Dy termocentralet janë të vjetra, të ndërtuara dekada më parë – duke kontribuar në më shumë ndotje – teksa, teksa ekzekutivi kosovar, në Strategjinë e saj Energjetike 2022-2031, ka paraparë rinovimin e tyre që t’iu afrohen standardeve të kërkuara evropiane për emetimet.
    2Dy termocentralet janë të vjetra, të ndërtuara dekada më parë – duke kontribuar në më shumë ndotje – teksa, teksa ekzekutivi kosovar, në Strategjinë e saj Energjetike 2022-2031, ka paraparë rinovimin e tyre që t’iu afrohen standardeve të kërkuara evropiane për emetimet.
    Kështu duket një lule pranë termocentraleve në Obiliq. Në vendet ku toka përballet me ndotje të madhe, bimësia është e rrallë.
    3Kështu duket një lule pranë termocentraleve në Obiliq. Në vendet ku toka përballet me ndotje të madhe, bimësia është e rrallë.
    Korporata Energjetike e Kosovësviteve të fundit është përpjekur që të adresojë shqetësimet mjedisore të shkaktuara nga tymtarët e saj.
    4Korporata Energjetike e Kosovësviteve të fundit është përpjekur që të adresojë shqetësimet mjedisore të shkaktuara nga tymtarët e saj.
    Një shkurre afër tymtarëve të Obiliqit. Përveç bimësisë, toka që i ekspozohet ndotjes – sikurse ajo që lirohet nga dy termocentralet – pëson ndryshime edhe në pamje. Shembull, toka mund të ndryshojë ngjyrë, të thahet, të mbulohet nga pluhuri apo edhe plasaritet.
    5Një shkurre afër tymtarëve të Obiliqit. Përveç bimësisë, toka që i ekspozohet ndotjes – sikurse ajo që lirohet nga dy termocentralet – pëson ndryshime edhe në pamje. Shembull, toka mund të ndryshojë ngjyrë, të thahet, të mbulohet nga pluhuri apo edhe plasaritet.
    Qeveria e Kosovës e ka përfshirë modernizimin e “Kosovës A” dhe “Kosovës B” në Strategjinë Energjetike 2022-2031, ku parashihet që të dyja termocentralet të rinovohen për t’iu afruar standardeve të kërkuara evropiane për emetimet.
    6Qeveria e Kosovës e ka përfshirë modernizimin e “Kosovës A” dhe “Kosovës B” në Strategjinë Energjetike 2022-2031, ku parashihet që të dyja termocentralet të rinovohen për t’iu afruar standardeve të kërkuara evropiane për emetimet.
    Në raportet e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Komuna e Obiliqit radhitet një nga vendbanimet me më së shumti ndotje, jo vetëm të ujërave, por edhe ajrit dhe tokës dhe ndotësi më i madh janë dy termocentralet.
    7Në raportet e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Komuna e Obiliqit radhitet një nga vendbanimet me më së shumti ndotje, jo vetëm të ujërave, por edhe ajrit dhe tokës dhe ndotësi më i madh janë dy termocentralet.
    Me qëllim të uljes së nivelit të ndotjes, Banka Botërore vite më parë financoipastrimin e deponive të hirit pranë dy termocentraleve, duke instaluar një sistem të ri për transportin e hirit dhe duke larguar kimikatet toksike nga një central i vjetër i gazifikimit që kishte qenë aty dekada më parë.
    8Me qëllim të uljes së nivelit të ndotjes, Banka Botërore vite më parë financoipastrimin e deponive të hirit pranë dy termocentraleve, duke instaluar një sistem të ri për transportin e hirit dhe duke larguar kimikatet toksike nga një central i vjetër i gazifikimit që kishte qenë aty dekada më parë.
    Shkencëtarët thonë se nxjerrja dhe djegia e qymyrit ndryshon ekosistemet, vë në rrezik biodiversitetin dhe ndikon në shëndetin e njeriut.
    9Shkencëtarët thonë se nxjerrja dhe djegia e qymyrit ndryshon ekosistemet, vë në rrezik biodiversitetin dhe ndikon në shëndetin e njeriut.
    Pavarësisht ndotjes së tokës, ujit dhe ajrit, Kosova A dhe B janë burimi kyç për energji në Kosovë. Këto termocentrale prodhojnë rreth 90 për qind të rrymës që konsumohet. Pjesa tjetër mbulohet nga importi dhe një pjesë shumë e vogël nga energjia e ripërtërishme.
    10Pavarësisht ndotjes së tokës, ujit dhe ajrit, Kosova A dhe B janë burimi kyç për energji në Kosovë. Këto termocentrale prodhojnë rreth 90 për qind të rrymës që konsumohet. Pjesa tjetër mbulohet nga importi dhe një pjesë shumë e vogël nga energjia e ripërtërishme.
    Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, bazuar në të dhënat deri më 2023, Kosova ishte kontribuuese e 0.02 për qind të emetimeve globale të dyoksidit të karbonit të lidhura me energjinë.
    11Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, bazuar në të dhënat deri më 2023, Kosova ishte kontribuuese e 0.02 për qind të emetimeve globale të dyoksidit të karbonit të lidhura me energjinë.
    Teksa në Obiliq, punëtorët vazhdojnë punën për prodhimin e energjisë, Qeveria në detyrë e Kosovës së voni është përballë dy zgjedhjeve: të lidhet me rrjetet rajonale të gazit të lëngshëm natyror - të mbështetura nga SHBA-ja - apo të shtyjë përpara idenë e saj të gazifikimit të qymyrit. E para vlerësohet se shkakton më pak ndotje, ndërkaq e dyta thuhet se ka ndikim të madh në mjedis, veçmas në ujërat nëntokësorë.
    12Teksa në Obiliq, punëtorët vazhdojnë punën për prodhimin e energjisë, Qeveria në detyrë e Kosovës së voni është përballë dy zgjedhjeve: të lidhet me rrjetet rajonale të gazit të lëngshëm natyror – të mbështetura nga SHBA-ja – apo të shtyjë përpara idenë e saj të gazifikimit të qymyrit. E para vlerësohet se shkakton më pak ndotje, ndërkaq e dyta thuhet se ka ndikim të madh në mjedis, veçmas në ujërat nëntokësorë. REL
    Lajmi Paraprak

    “Propagandë ruse”, deputetët kërkojnë ndalimin e transmetimit të filmit vizatimor “Masha dhe Ariu” në Britani

    Lajmi i rradhës

    Heshtje institucionale pas sulmeve me gjuhë urrejtjeje ndaj grave në politikë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë