Koha e tepërt e shpenzuar në rrjetet sociale, shkak i dhunës ndërmjet adoleshentëve në RMV

    Mungesa e aktivitetit fizik dhe koha e tepërt e shpenzuar në rrjetet sociale, i çon të rinjtë deri te dhuna në mes vete, thotë psikologia Ajla Bilalli. Sipas saj, vetë dhunuesi duhet të shikohet si rast për trajtim, pasi ai në të kaluarën e tij ka qenë viktimë e dikujt tjetër.

    Bilalli theksoi se dhunuesi gjithmonë dëshiron të ketë favore në shoqëri për të qenë më i forti. Psikologia thekson se punën më të madhe e ka familja për të punuar me ta, duke i dëgjuar, përkujdesur për anën emocionale, e pastaj kyçen shkollat, Qendrat e Shëndetit Mendor dhe institucionet tjera kompetente.

    Periudhën e fundit në Maqedoni ka ndodhur disa raste të rënda të dhunës mes të rinjve nën 18 vjeç.Sipas UNICEF-it, në Maqedoninë e Veriut, 23% e të rinjve të moshës 13 deri në 15 vjeç kanë raportuar se janë përballur me bullizëm nga bashkëmoshatarët të paktën një herë gjatë muajve të fundit, ndërsa raportet e institucioneve tregojnë për qindra raste të regjistruara të fëmijëve viktima të dhunës seksuale. Po ashtu, UNICEF ka publikuar se më shumë se dy të tretat e fëmijëve të moshës 1 deri në 14 vjeç përjetojnë disiplinë të dhunshme në familje, përfshirë agresion psikologjik dhe/ose ndëshkim fizik.

    UNICEF u ka bërë thirrje institucioneve për forcimin e mbrojtjes ligjore, mbështetjen e prindërve, trajnimin e stafit në shkolla për identifikimin e hershëm të dhunës dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve edhe në hapësirën online. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Pse i kujtojmë më shpesh përvojat e këqija?

    Lajmi i rradhës

    Media franceze “LE TEMPS”: Rama shpenzoi 4.2 milionë euro për Kanye West, por nuk arriti të shuajë zemërimin e shqiptarëve!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë