Kryeministri i ri i Hungarisë paralajmëron hetim për kredinë prej 1 miliard eurosh për RMV-në

    Fotografia është krijuar me ndihmën e Intelegjencës Artificiale (IA) për të ilustruar artikullin

    Qeveria në Hungari e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.

    Kështu njoftoi të enjten Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, tha se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa.

    Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind. Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.

    „Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.

    Peter Magyar nuk e përjashtoi as mundësinë që qeveria e Orbánit t’i ketë përdorur fondet e destinuara për mbështetjen e bizneseve hungareze për të forcuar pozitën dhe besimin e aleatit të tij në politikën e jashtme, madje edhe për të favorizuar kompani të caktuara të afërta me pushtetin.

    Lajmi Paraprak

    UNESCO i cakton RMV-së afat pesëvjeçar për zbatimin e rekomandimeve për Ohrin

    Lajmi i rradhës

    Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë