Prokuroria e RMV-së mbyll lëndën për ndërtimin e 19 spitaleve modulare

    Foto: Emir H | Spitali i djegur modular në Tetovë 09.09.2021

    Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) e ka mbyllur lëndën për prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në vend. Lënda ishte hapur më 10 shtator 2021, pas ngjarjes tragjike në qendrën COVID në Tetovë. Në atë kohë, Prokuroria njoftoi se do të kontrollonte dokumentacionin për prokurimin dhe ndërtimin e të gjitha spitaleve.

    Prokurorja Verica Berzhecka deklaroi sot në një takim me gazetarët se nuk ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare gjatë procedurave të prokurimit publik.

    Është analizuar dokumentacion i gjerë dhe kompleks, ndërsa lënda, e cila fillimisht ishte në duart e prokurores Vilma Ruskoskës, përmes Elizabeta Josifovskës, përfundoi te Berzhecka.

    Zjarri në spitalin modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator 2021, ku humbën jetën 14 persona, ndërsa rreth dhjetë të tjerë u plagosën.

    Lajmi Paraprak

    Dy Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    NATO: çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë