Himni maqedonas çdo të hënë në shkolla – edukim patriotik apo thellim i hendekut në një shoqëri multietnike?

    Nxënësit e shkollave fillore do të fillojnë mësimin çdo të hënë përmes recitimit të himnit të Maqedonisë. Këtë e ka vendosur kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, përcjell Nistori.

    “Çdo të hënë, mësimi në shkollat ​​fillore në territorin e Komunës së Gazi Babës do të fillojë me këndimin e himnit të Republikës së Maqedonisë. Himni nuk është vetëm një këngë. Është simbol i lirisë sonë, shtetësisë, historisë dhe sakrificës së brezave që luftuan për një Maqedoni të pavarur dhe sovrane”, njoftoi kryetari Stefkovski.

    Ai vlerësoi që përmes kësaj nisme do të vetëdijesohen fëmijët për vlerën e atdheut, duke e respektuar shtetin.

    Ministrja Vesna Janevska, gjatë përpilimit të ligjit për arsimin e mesëe theksoi se me partnerët e koalicionit janë duke biseduar për dispozitën për intonimin e himnit kombëtar në shkolla, prandaj ky propozim ligj ishte tërhequr nga procedura parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    Për një sezon turistik më të gjatë në Ohër e Strugë, kërkohet shtyrja e fillimit të vitit shkollor

    Lajmi i rradhës

    Inflacioni në RMV nuk lëshon pe, kostoja e jetesës në vitin 2026 u rrit me 2,6%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë