Aziz Murati plagoset me armë zjarri në Haraçinë, pritet t’i nënshtrohet operacionit të dytë

    Këngëtari 48-vjeçar, i cili u shtrua në spital pas plagosjes me armë zjarri, është në gjendje të qëndrueshme, njoftuan nga Spitali i Qytetit për Kanal 5. Sipas tyre, është planifikuar edhe një operacion i dytë, përcjell Nistori.

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ditë më parë, rreth orës 1:50 pas mesnate, nga institucioni shëndetësor „Shën Naum Ohridski“ është raportuar se tek ata ishte sjellë A.M. nga Shkupi me plagë nga arma e zjarrit.

    Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në hyrje të Haraçinës. Një person, të cilin A.M. e njihte dhe i cili shoqërohej nga një person tjetër i armatosur, dyshohet se ka qëlluar në drejtim të tij nga një automjet.

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

    Ndryshe, Aziz Murati është këngëtar shqiptar nga Shkupi, 48 vjeç, i njohur kryesisht për muzikën popullore, folklorike dhe këngët e dasmave. Ka një karrierë të gjatë me një numër albumesh e këngësh dhe ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A janë më të pasurit, më të pasjellshëm?

    Lajmi i rradhës

    U dorëzua edhe Përparim Bajrami / Toshkovski: të gjithë të arratisurit do të përballen me ligjin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë