Arrestohet zëvendësdrejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut

    U arrestua zëvendësdrejtori Xh.I. në Doganën e Maqedonisë së Veriut duke marrë ryshfet 17 500 euro. Ai u arrestua pas marrjes së masave dhe aktiviteteve nga punonjësit e policisë.

    “Sipas informacioneve fillestare, paratë janë kërkuar si ryshfet me qëllim që të përdorë ndikimin e tij të vërtetë dhe gjoja të ndihmojë në dy procedura para Administratës Doganore”, njoftoi Prokuroria.

    Zëvendësdrejtori i Sektori për çështje administrative dhe teknike ishte kapur duke marrë paratë që ishin shenjëzuar më herët nga autoritetet policore. Ndaj të arrestuarit është paralajmëruar kallëzim penal.

    Autoritetet policore kishin bashkëpunuar në këtë aktivitet me prokurorin publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

    Lajmi Paraprak

    Japonia kërkon ndryshimin e hartës së re botërore të OKB-së

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut shpenzoi 311 milionë euro për produkte farmaceutike në vitin 2025

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë