TIFF ODA 2026 nis edicionin e 15-të në Tetovë, “Dua” i Blerta Bashollit sonte hap festivalin

    Tetova nga 16 deri më 22 shtator do të jetë nikoqire e edicionit të 15-të të Tetova International Film Festival – TIFF ODA 2026, i cili për shtatë ditë do të sjellë filma dhe autorë nga Ballkani, Evropa dhe më gjerë, shkruan Nistori.

    Festivali hapet sonte, më 16 shtator, në orën 19:30, në Qendrën e Kulturës “Ilo Anteski-Smok” në Tetovë. Filmi hapës është “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, bashkëprodhim mes Kosovës, Zvicrës dhe Francës.

    Në programin kryesor të festivalit përfshihen kategoritë Cine Balkan Panorama, Cine European Panorama, Cine Children’s Panorama dhe shfaqje speciale.

    Pas “Dua”, më 17 shtator në orën 19:30 do të shfaqet “Kurtuluş” i regjisorit Emin Alper, ndërsa më 18 shtator, po në orën 19:30, publiku do të mund ta ndjekë “DJ Ahmet” të Georgi M. Unkovskit.

    Programi vazhdon më 19 shtator me “Nderi” të Nikola Vukçeviqit, ndërsa gjatë ditëve të tjera do të shfaqen edhe “Luna Park”, “Paviljon” dhe filmi “Shame and Money”, me të cilin më 22 shtator do të përmbyllet festivali.

    Krahas filmave, TIFF ODA 2026 përfshin filma të shkurtër, dokumentarë, program për fëmijë dhe diskutime të tryezës së rrumbullakët kushtuar fotografisë, regjisë, kinematografisë, skenarit dhe aktrimit.

    Festivali zhvillohet në Qendrën e Kulturës “Ilo Anteski-Smok” dhe në Europe House Tetovo. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dhjetëra taksistë dënohen në Tetovë, asnjëri me leje pune nga Komuna

    Lajme tjera

    Ç’është dashuria 

    Orhan Pamuk Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë