Një burrë nga një fshat i Koçanit pagoi 18 mijë euro për të hequr “magjinë e zezë” nga shtëpia e tij, njoftoi policia, përcjell Nistori.
Më 24 shtator 2026, në orën 23:00, në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Koçanit, një 66-vjeçar nga një fshat i Koçanit raportoi se ishte mashtruar nga disa persona, të cilëve u kishte dhënë 18 mijë euro.
Sipas denoncimit, personat kishin shkuar në shtëpinë e tij dhe, duke paraqitur pretendime të rreme se në shtëpi kishte “magji të zezë”, i kishin thënë se për ta hequr atë duhej t’u jepte të gjitha paratë që kishte.
Pasi 66-vjeçari u dha 18 mijë euro, ata u larguan. Më pas, ai e kuptoi se ishte mashtruar dhe e denoncoi rastin në polici.
Drejtoria e Punëve të Brendshme e Shtipit njoftoi se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /Nistori/





