Inspektorja e ushqimit dyshohet se mori 250 euro ryshfet, PThP-ja e Shkupit nis hetimet

    Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale „Marrje ryshfeti“, sipas nenit 357, paragrafi 1, të Kodit Penal, përcjell Nistori.

    E dyshuara, një punonjëse 42-vjeçare e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në cilësinë e personit zyrtar – inspektore e ushqimit, në periudhën nga 17 deri më 25 shtator, dyshohet se ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet në vlerë prej 250 eurosh nga drejtuesja e një personi juridik. Në këmbim, ajo duhej të përgatiste një raport në të cilin do të konstatonte se kishte kryer inspektim dhe se nuk ishin konstatuar parregullsi në funksionimin e objektit, përkatësisht se objekti i përmbushte të gjitha procedurat e nevojshme operative.

    Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë që e dyshuara të ndikojë te e dëmtuara dhe në deklaratën e saj, si dhe rrezikut që, duke shfrytëzuar pozitën e saj zyrtare si inspektore, ta përsërisë veprën penale, prokurorja publike i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Këmbanat e alarmit në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë