Maqedonia e Veriut dhe BE-ja – ku qëndron partneriteti strategjik?

    Maqedonia ka një pozitë unike gjeografike e cila ka rëndësi strategjike në lidhjen me Bashkimin Evropian, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, duke folur për rëndësinë e madhe të dy korridoreve, 8 dhe 10, për të cilët tha se duhet të zhvillohen me qëllim që të sigurojnë progres ekonomik dhe stabilitet politik për shtetin.

    “Maqedonia nga njëra anë ka fatkeqësinë të mos ketë dalje në det, por nga ana tjetër ka fatin që dy korridore panevropiane të kryqëzohen pikërisht përmes Maqedonisë në lindje të kryeqytetit Shkup, gjë që është një pozitë unike gjeografike të cilën nuk e ka asnjë shtet tjetër në rajonin e Evropës Juglindore dhe kjo është diçka që mundemi dhe duhet ta shfrytëzojmë”, tha Nikolloski.

    Ambasadorja gjermane Petra Dreksler, nga ana tjetër, theksoi se infrastruktura strategjike ka një kontribut të madh në stabilitetin e Evropës.

    “Lidhja rajonale nuk është më vetëm projekt ekonomik, por ajo është domosdoshmëri gjeopolitike. Lidhja e Ballkanit Perëndimor për shkak të fuqizimit të qëndrueshmërisë është përgjigja jonë e menjëhershme e përbashkët për ruajtjen e stabilitetit të gjithmbarshëm të Evropës”, tha Dreksler.

    Bashkimi Evropian është fuqimisht i përkushtuar ndaj anëtarësimit të vendit në Union dhe lidhja rajonale e siguria janë veçanërisht të rëndësishme në situatën aktuale gjeopolitike, thotë ambasadori Michalis Rokas. Ai theksoi se mbështetja përfshin më shumë fusha, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mbrojtje dhe siguri.

    “Përmes Instrumentit Evropian të Paqes ndamë pothuajse 65 milionë euro për Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë se së shpejti do të arrijmë të sigurojmë edhe 40 milionë euro shtesë për fuqizimin e kapaciteteve ushtarake të vendit dhe si anëtare e NATO-s për avancimin e sigurisë sonë”, theksoi Rokas.

    Drejtori i Institutit për Demokraci, Marko Troshanovski, tha se integrimi politik me Unionin hëpërhë mbetet i bllokuar, por se me vendime pragmatike në lidhje me ndryshimet kushtetuese mund të zhbllokohet, e me këtë të bëhet edhe një hap drejt integrimit më të thellë të vendit. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Ndikimi i Zaevit në LSDM | Filipçe: as telefonin nuk e hap, është jashtë politikës

    Lajmi i rradhës

    Shtatë muaj nga premtimi i Mickoskit për 200 punësime në gjykata – asnjë i punësuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë