Mickoski paralajmëron tentativa për shkaktimin e trazirave në RMV

    Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij kushtuar Ditës së Revolucionit maqedonas nuk la pa komentuar edhe zhvillimet rajonale në Ballkan dhe vendet e BE-së. Sipas tij, Ballkani nuk është më fuçia e vetme e barotit, ndërsa Evropa falë stuhisë me të cilën po përballet, po kthehet në një vullkan që mund të ketë pasoja afatgjate. Mickoski foli edhe për tendencat e shërbimeve sekrete për të imponuar trazira në Maqedoni.

    “Ballkani nuk është më vendi i vetëm si fuçi baroti. Evropa po shndërrohet në vullkan. Çdo ditë e më shumë po shohim se nuk po sundon racionalja, por tendenca për të cenuar paqen përmes protestave gjithkund në Evropë përfshi edhe fqinjët tanë. Në Ballkan shërbimet nuk ndalojnë së ndërhyri. Nuk më çuditë fakti se do të ketë të tilla të cilat do të tentojnë të na fusin në probleme ose të adaptojnë ambientin e tyre në hapësirat tona”.  – Hristijan Mickoski, Kryeministër.

    Lidhur me procesin eurointegrues, Mickoski tha se Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm që kë përballuar dhe po përballon betejën më të rëndë drejtë BE-së. Sipas tij, Bullgaria ishte tjetër fqinj para anëtarësimit në BE-së dhe tjetër tani kur është rreshtuar me fuqitë vendimmarrëse të anëtarësimit. Duke iu referuar procesin, Mickoski tha se nuk ka hyrë në këtë proces për një vrapim prej 100 metrave, por për një maratpon nga i cili pretendon të dalë fitues.

    “Po e mbajmë mbi supe jo vetëm rrugën më të gjatë, por edhe më të vështirën drejt BE-së. Jam i zhgënjyer nga ndryshimi i qëndrimeve, lojërat dhe goditjet nën brez. Të mëdhenjtë e bëjnë atë që duan, ndërsa të vegjlit atë që e kanë patjetër. Fqinji jonë jugor deri sa u bë pjesë e BE-së nuk kishte asnjë vërejtje për marrëdhëniet ndër-fqinjësorë. Asnjëherë nuk e kishte hapur çështjen e pakicën bullgare në Maqedoni. Tani thonë se është shumë e rëndësishme dhe patjetër e kemi t’i kemi në Kushtetutë”. – Hristijan Mickoski, Kryeministër.

    Duke folur për qasjen e opozitës, Mickoski i bëri thirrje që të mos keqpërdorin interesat kombëtare për përfitime politike. Në kuadër të përvjetorit foli edhe për projektet e Qeverisë duke përfshirë edhe sfidat ekonomike e energjetike. /Alsat

    Lajmi Paraprak

    BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, pret të konsultohet për të

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet në Serbi, “Tani nuk është kohë për frikë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë